Deputeti demokrat Myslim Murrizi i dha një atmosferë tjetër sallës së kuvendit me kundërpërgjigjen e tij ndaj kryeministrit Rama.
Teksa foli lidhur me “dashurinë e dy djemve të Berishës”, e gjithë salla e Parlamentit shpërtheu në të qeshura, madje edhe vetë kreu i qeverisë.
“Cunat e Berishës le të bëjnë gili- vili dhe të bëjnë qejf sa herë të duan.
Unë kam qenë këtu jo nga ligji i gilit- vilit.
Kjo fletë e bardhë nuk është firmosur, se aq shumë u nxi në prill 2008, sa fytyrat që kanë ardhur në këtë parlament, nuk kanë pasur këllqe që të takojnë qytetarët.
Pse unë ua paskam ndaluar dashurinë këtyre.
Nëse e kam bërë këtë mëkat, Zoti më faltë, keni kohë që të takoheni dhe të dashuroheni sa herë të doni.
Unë shoh që halli i madh i politikës shqiptare ka qenë pazari që është prishur sa është marrë kësti i parë.
Vetëm dy zgjedhje janë pranuar pa sherre publike, pse, se këta që kanë qenë këtu e kanë lëshuar karriken të ngopur”, tha Murrizi. (TemA)
O Murrizi, te paskan mbuluar ferrat qe iken. Tani po te njohim. Ta kishin marre frymen Sali& Co e s’ te linin te flisje.