FOTOT/ Kur Nju Jorku ishte plot me emigrantë të varfër: Ja shkrepjet tronditëse që nxitën reformat

27 Prill 2019, 12:58Lifestyle TEMA
FOTOT/ Kur Nju Jorku ishte plot me emigrantë të varfër: Ja

Pamjet e emigrantëve të pashpresë e të strukur në qoshe nuk janë vetëm të shekullit të fundit. Tani që Evropa është vend aspirant i shumë prej tyre, pak e dinë se në shekullin 19-të, shumë evropian kaluan oqeanin për të shkuar në SHBA.

Gjendja e tyre nuk ishte aspak e mirë, dhe shumë nuk ia kishin dalur. Por për ata që ia dolën, ekzistojnë dëshmi fotografike. Këto fotografi shaktuan një prej reformave më të mëdha sociale në shekullin e 19-të.

Një emigrant danez, i quajtur Jackob Riis, u vendos në Nju Jork me vetëm 40 dollarë në xhep. Më vonë, pasi kapi ëndrrën amerikane dhe u bë fotograf i “New York Tribune”, atij iu kërkua të bënte një fotoreportazh në zonën lindore të Nju Jorkut ku qëndronin emigrantët e varfër.

Kështu,  ai fotografoi realitetin e emigrantëve të varfër, që njujorkezët e lagjeve të pasura nuk e njihnin. Në zonat ku ai futej kishin shumë pak dritë, dhe kështu e përdori për herë të parë blicin, që vazhdon të përdoret edhe sot. Pra, ky është Nju Jorku i viteve 1890.

1 komente në “FOTOT/ Kur Nju Jorku ishte plot me emigrantë të varfër: Ja shkrepjet tronditëse që nxitën reformat”

  1. prill says:

    O zot smbarojne hallet e emigranteve dhe sot ne vitin 2019 eshte fatkeqesi e shekullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje