Një javë pas masakrës së Pashkës që la më shumë se 250 të vrarë në kishat katolike

28 Prill 2019, 21:11Bota TEMA

Kishat katolike në Sri Lankë janë të mbyllura sot, një javë pas sulmeve në tre hotele e tre kisha që lanë më shumë se 250 të vrarë.

Besimtarët ndoqën sot meshë përmes një transmetimi televiziv.

Presidenti Maithripala Sirisena dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe morën pjesë në meshë në një kishë të vogël brenda rezidencës së kardinalit.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet e Pashkës të dielën e kaluar. Kjo organizatë thotë gjithashtu se operativët e saj ishin autorët e sulmeve vetëvrasëse dje në një shtëpi që shërbente si bazë e saj, pas përleshjeve me forcat e sigurisë. Nga shpërthimet mbetën të vrarë 15 vetë, përfshirë gjashtë fëmijë.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se tre të dyshuarit për vetëvrasje dje ishin babai dhe dy vëllezërit e Zahran Hashimit, i cili besohet se organizoi sulmet e së dielës së kaluar.

Sipas zyrtarëve sri lankas, Zahran Hashimi mbeti i vrarë nga shpërthimi në hotelin Shangri-La.

Policia thotë se ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me sulmet e Pashkës.

Presidenti ka shpallur të jashtëligjshme dy grupe që dyshohen për organizimin e sulmeve të javës së kaluar.

2 komente në “Një javë pas masakrës së Pashkës që la më shumë se 250 të vrarë në kishat katolike”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    fatale te mendosh se kjo rrace perverse perben 80% te popullates ne shqiperine e mjere.
    do te thote dikush se e tepron!! aspak,shikoni gjendjen ne vatan,faktet jane teper kokforta………sunitet ngjajne si dy pika uji,pavaresisht se c’gju flasin…………..una rraza una facia!

  2. Flm says:

    Ku jane komentet qe te denojne masakren e te Krishterve. Me rasti e masakres ne Xhamin e Zelandes se Re nuk late koment pa bere.
    ###
    Ku eshte KMSH te denoj kete akt te tmershem.
    ###
    Kjo ka qene historikisht taktika e Islamit, njeri fraksion “can rrugen” me Xhihad, dhune, masakra dhe ushtri …. dhe fraksioni tjeter (qe kordinohet me te parin) perhap Islamin me “paqe” tek viktimat e trembura te dhunes.
    ###
    Ju kujtoj Islamin Otoman ne Ballkan (qe u perhap me dhune te tmershme) Xhihadin ne Europ, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje