Zgjedhjet në Spanjë: Frika se ekstremi i djathtë mund të fitojë

28 Prill 2019, 11:24Bota TEMA

Filluan votimet për zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë.

Pikat e votimit u hapën në 9 paradite dhe mbyllen në 8 të mbrëmjes.

Asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën në mënyrë të mëvetësishme, çka do të thotë se pesë parti nga spektri politik kanë mundësi të ndajnë pushtetin në qeverinë e ardhshme.

Kësaj here, zgjedhjet nuk mbizotërohen nga problem i papunësisë së Spanjës por nga Katalonia dhe ngritja e ekstremit të djathtë.

Është partia antiemigrante VOX, mbështetja bazë e së cilës  ndodhet në rajonin jugor të Andaluzisë, prej nga hyjnë shumica e emigrantëve në Spanjë.

Për momentin ata nuk kanë një vend në parlamentin kombëtar, por në pak ditë, ata mund të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Kryeministri i kahut të majtë, Pedro Sanchez, thotë se është i shqetësuar që kahu i djathtë i udhëhequr nga partia e Njerëzve të Pablo Casados do të mund të formojë një koalicion fitues me partinë Vox.

Nëse bëhet një koalicion i tillë, atëherë ai do të jetë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të ekstremit të djathtë që tashmë ka arritur të futet nëpër disa qeveri evropiane, veçanërisht në Itali.

“Askush nuk ia dha Trump-it mundësinë të bëhet president dhe tani ai është. Asnjë nuk mendoi se Bolsonaro do të bëhej president i Brazilit, dhe tani ai është”, tha Sanchez para një turme të klasës punëtore prej rreth 3,000 vetësh në periferi të Madridit.

Sondazhet tregojnë që Sanchez-i mund t’ia dalë vetëm nëse bashkon forcat me partitë e vogla nacionaliste të Katalonisë. /sipas EuroNews, përgatiti Erina Çoku TemA TV/

1 komente në “Zgjedhjet në Spanjë: Frika se ekstremi i djathtë mund të fitojë”

  1. zani partizani says:

    Po keshtu eshte kur e ben balte e ashtuquajtura “e majta”, ose ndryshe ana e bythes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje