Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hanh është shprehur se Komisioni i Europës do të rekomandojë sërish hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit.
Sipas Hahn, hapja e negociatave nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë Bashkimit Europian.
Ai tregon edhe rrezikun që vjen nëse vendimi i vendeve të BE do të jetë negativ.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona. Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet. Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, u shpreh Hahn.(TemA)