Çfarë ndodhi me yllin e komedisë që u bë president i ri i Ukrainës?!

30 Prill 2019, 15:53Bota TEMA

Autoritetet zgjedhore në Ukrainë kanë emëruar zyrtarisht yllin televiziv dhe komedianin, Volodimir Zelenskiy, si president i ri i vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur rezultatet zyrtare të votimit të 21 prillit, duke treguar se Zelenskiy mundi presidentin aktual Petro Poroshenko duke fituar 73% të votave.

Zelenskiy do të jetë në gjendje të kryejë zgjedhje të parakohshme në parlament, i cili aktualisht është i dominuar nga aleatët e presidentit që largohet.

Parlamenti tani ka një muaj kohë për të caktuar datën për ceremoninë e inaugurimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje