Një supermodele amerikane me origjinë nga Somalia ka bërë historinë pasi është bërë e para myslimane që shfaqet në kopertinën e “Sports Illustrated”, e veshur me burkini.
Halima Aden 21-vjeçe është përfshirë në numrin e përvitshëm të veshjeve të plazhit, me veshjen karakteristike të femrave myslimane që mbulojnë tërë trupin, me përjashtim të fytyrës, duarve dhe këmbëve.
“Sport Illustrated” njoftoi të hënën se Halima është modelja me e re e kësaj reviste prestigjoze për vitin 2019. (TemA)