Shiten në ankand këpucët dhe fanella e Pogba për... 38 000 euro

30 Prill 2019, 14:50Lifestyle TEMA

Këpucët e futbollit dhe fanella e kampionit botëror të futbollit Paul Pogba u shitën për 37 700 euro dje në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve Christie’s.

Këpucët që kampioni mbajti veshur më 15 korrik 2018 në finalen e Botërorit u shitën për 30 000 euro.

Fanella e Pogbas që mbante të veshur për ndeshjen Francë-Holandë në 2017, e rëndësishme për kuafikimin në Kupën e Botës u shit për 3 000 euro.

Një tjetër fanellë që kampioni veshi në çerek finalen e Euro-2016 mes Francës dhe Islandës mundi të mbledhë 4 000 euro.

Në fund, një top i Ligës së Kampioneve me autografin e Paul Pogba u shit për 300 euro.

Të gjitha fondet e mbledhura do t’i dhurohen shoqatës ”Les Etoiles de la source” e cila punon  për integrimin dhe riintegrimin nëpërmjet sportit të të rinjve nga mosha 12 deri në 25 vjeç të cilët kanë probleme sociale  ose vështirësi në mësime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje