Vdes në moshën 37-vjeçare modelja braziliane Caroline Bittencourt. Ajo po bënte një shëtitje me barkë në zonën e Ilhabela, në brigjet e San Paolo.
Gruaja ishte në shoqërinë e bashkëshortit Jorge Sestini dhe me të në barkë ishin edhe qenushët e saj, të cilët përfunduan në ujë, për shkak të motit të keq. Ajo është zhytur teksa tentonte t’i shpëtonte kafshët.’
“Bashkëshorti, -ka treguar për shtypin lokal Can Saad- se është hedhur direkt në det.
E pashë të zhytej por nuk munda të bëj asgjë. Mu desh të notoja për tre orë përpara se të arrija në tokë’.
Pas kërkimeve të vazhdueshme, trupi pa jetë i Caroline është gjetur në plazhet e Cigarras, në qytetin e Sao Sebastiao.
Po qente a shpetuan