Sot në Shqipëri ekzistojnë shumë sindikata dhe organizata që kanë në fokus mbrojtjen e punëtorëve.
Por, ato ndahen në dy pole kryesore: Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) dhe Konfederata e Sindikatave Shqiptare, (KSSH).
E para e themeluar në dhjetor të vitit 1990 me frymëzimin e lëvizjes demokratike që sapo kishte filluar. Ajo organizoi punëtorët për herë të parë jashtë strukturave të partisë komuniste.
Ndërsa e dyta, konfederata është riorganizim dhe vazhdimësi e Bashkimeve Profesionale Shqiptare që ekzistonin edhe në komunizëm.
Nga vetë origjina e tyre, kuptohet përveç të tjerave, se këto sindikata janë ndarë në dy kampe politike.
“Sindikata ngelet e ndarë në dy grupe. Njëra pro të majtës dhe tjetra pro të djathtës. Dhe jovetëm pro. Por gati gati shtojca të tyre. Njerëz të komanduar nga partitë në sindikata”, thotë analisti Afrim Krasniqi.
“Sindikatat janë thjesht zgjatime komerciale të partive tek bizneset”, shprehet analisti Ben Andoni.
“Realiteti është realitet, të dyja sindikatat që janë, qoftë federate, qoftë bashkimi i sindikatave të pavarura, të dyja janë kthyer në leva partie, asgjë më tepër”, deklaron Fatmir Merkoçi.
Ne klikuam në internet faqet zyrtare të këtyre dy grupimeve kryesore sindikaliste. Ajo që pasqyrohet aty është e trishtueshme. Kryetari i Konfederatës, zoti Kol Nikolla reklamon në faqen e tij fotografi në krah të kryeministrit Edi Rama. Faqja e tij është më aktive dhe ka postime të viteve të fundit. Kryesisht takime dhe manifestime modeste në rrugë.
Ndërkohë, në faqen e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura shohim zotin Gëzim Kalaja duke dekoruar kryeministrin Sali Berisha si simbol i sindikalizmit shqiptar.
“Është unikale në botë që një sindikatë të dekorojë një kryeministër. Është unikale në botë. Nuk mund të ndodhë”, tha Fatmir Merkoçi.(Top Story)
Kot ankohn nga bashkimet profesionale sepse te gjithe nje flete kampi per pushime me cmim te reduktuar e merje…..
Nje shtepi po nuk e more te pallati i pare me kontribut vullnetar te i dyte ose i treti do ta merje.
Tani merr nje mut bile te madh sepse sindikatet te te gjithe kraheve jane mbushur me hajdute.
rasti unikal ne bote kjo nuk ndodh as ne ishujt Fixhi ku jetojne fise te egra qe nuk njohin demokracine qe kryetri i sindikates dekoron kryeministrin me te cilin gjithe jetes eshte ne opozite, kete se ka bere as Rita Marko si president i bashkimeve profesionale ne kohen e hoxhes,,,,dhe ai nuk e dekoroi Enver Hoxhen qe edhe mund ta bente se nuk ishte ne opozite me te,,,,, ky eshte kryeservili Gezim Kalaja qe mbledh qerate e dhena nga privatet qe kane uzurpuar pronat shteterore ne emer te sindikalizmit,,, Gzim kalaja kryehajduti sindikalist miku i Sales ka dhene me qera gjithe pronat e sindikateve. Qeveria duhet urgjenisht te nxjerre nje ligj dhe te shtetezoje keto ,prona qe kane rene ne duart e horrave si Gezim kalaja apo Fiqieri xibri qe e rrahen dje para kryeministrise vete sindikalistet…