Mbreti i Tajlandës martohet me ish-stjuardesën e tij

2 Maj 2019, 13:13Lifestyle TEMA

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkor është martuar sot për herë të katërt, e me këtë rrugë ia dha ish-stjuardesës së tij titullin “Mbretëreshë”.

Sutida Vachiralongkorn Na Ajuda, dikur gjenerale e gardës së mbretit, u martua sipas traditave me 66 vjeçarin të cilin e takoi gjatë një fluturimi në aeroplan, ku shërbente si stjuardesë.

Pasi fitoi “simpatinë e mbretit” ajo u bë pjesë e Gardës dhe deri sot mbante gradën e Gjenerales.

Mbreti tajlandez Maha Vajiralongkorn zyrtarisht mori fronin në dhjetor 2016, dy muaj pas vdekjes së babait të tij, Mbretit Bhumibol Adulyadej, në tetor të vitit 2016. (tesheshi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje