VIDEO: Protestuesit e opozitës, konfrontime me policinë në Fier

2 Maj 2019, 18:27Politika TEMA

Protestuesit e opozitës që kanë bllokuar rrugën, janë konfrontuar me policinë në Fier.

Të gjithë protestuesit janë përpjekur të përparojnë drejt urës së Mbrostarit, por në përplasje me Policinë e Shtetit, ata nuk u rikthyen në vendin ku ishin pozicionuar fillimisht.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, në një prononcim për A2 CNN, tha se orët e bllokimit të rrugëve do të zgjaten nga protesta në protestë, deri në largimin e Kryeministrit Edi Rama nga detyra.

“Kemi mirëkuptimin e qytetarëve, pasi ata janë vetë këtu. Edhe ata që kanë mbetur të bllokuar në makinë kanë të njëjtën kauzë me ata që qëndrojnë në rrugë”, tha ajo.

“Sigurisht që do të ketë përshkallëzim. Nga java në javë. Sigurisht qytetarët janë të gatshëm të qëndrojnë deri në fund, per largimin e Edi Ramës dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira”, vijoi Pampuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje