LSI tregon planin e bllokimit të rrugëve në 12 qarqe për tre orë: Ja ku do të pozicionohet Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili

2 Maj 2019, 15:23Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar planin e bllokimit të rrugëve për tre orë.

Përmes një komunikate LSI tregon se ku do të pozicionohet Monika Kryemadhi dhe ish deputetët e tjerë.

Opozita paralajmëron se sot do të bllokojë akset kryesore për tre orë.

Ndër të tjera LSI njofton:

“Sot në orën 18:00, Opozita e Bashkuar do të nisë aksionin në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si përshkallëzim i mosbindjes civile.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të jetë tek mbikalimi i Bradasheshit në këtë orë, me protestuesit që do të bllokojnë rrugën e Elbasanit, kurse Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi,  tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.

Në Tiranë, tek rrethrrotullimi “Shqiponja” do të jenë ish-deputetët e LSI,  Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho.

Në Shkodër do të jetë Agron Çela. Në Lezhë, Viktor Tusha. Në Milot, Përparim Spahiu. Në Fier, Kejdi Mehmetaj. Në Elbasan, Edmond Haxhinasto dhe në Korçë, Endrit Braimllari”, nënvizon LSI. (TemA)

9 komente në “LSI tregon planin e bllokimit të rrugëve në 12 qarqe për tre orë: Ja ku do të pozicionohet Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili”

  1. ham ham ham bushtra e sinanit , ja koka si qen i stanit says:

    petrit vasili nje mut bure leshko qe behet legen per monashura. ptuuuuuu qelbesira pa dinjitet.

  2. Samiu says:

    Këta sikur janë vënë në garë, se kush mund të bëjë më shumë për të fituar urrejtjen e popullit. Vërtetë nuk janë në gjëndje të kuptojnë, se me këto veprime,veç karikimit më të madh të militantëve të të dy krahëve asgjë nuk mund të arrihet në ndryshimin e mentalitetit të kontigjentit të njerzve normal?

  3. Aqif Palla says:

    Mund te bllokosh rruget e ti biedh ne qafe popullit por nuk mund ti bllokoni rrugen VETINGUT

  4. gloria says:

    Keta mendojne se duke vepruar keshtu do iki Rama por ne fakt krijojne nje urrejtje mbare popullore qe do tju bjere ne koke. Qelbesira dolet nga parlamemti dhe rruges do te mbeteni sepse gjith bota nuk ju perkrah. Nuk jane popull ca shpellare te astiri.

  5. tes says:

    Ne hale kush do jete?

  6. Debile dhe huligane me cizme blllokojne rruget says:

    Keta po veprojne si ata banditet e kohes se Ali Pashe Tepelenes qe zinin prita per te vjedhur tufat e deleve apo te bagetive te njerzve te thjeshte. Keta po demtojne popullin e thjeshte qe te mos kryeje aktivitetet e tij ne menyre normale. Keto bllokime nuk i bejne asgje qeverise legjitime. Bllokojini sa te doni. Vetem njerezit do te bllokoni dhe jo qeverine ap Parlamentin. Ishte nje veprim femijnor dhe idiotesk i ketyre don Kisjoteve qe nuk dine se cbejne nga frika e drejtesise. Dita e madhe po vjen dhe ka filluar numrimi mbrapsht per keta debila qe vetem politikane nuk jane. Nje tufe huliganesh dhe hajdutesh me cizme.

  7. J says:

    Unë do shkoj ke plepat me kamjon.

  8. sidriti says:

    Hajde LSI, hajde, partia familjare ven ne sherbim te saj disa qorra qe ti bien murit me koke duke thyer koken e tyre, dhe mona duke fjetur ne krahet e presidentit , po kaq budallenj oaska ky vend. O milet, nuk ka rruge me Mona, e rren ate mendja, dhe disa te kamatuar nga ju se u rrezoka qeveria duke bllokuar rruget,vetem se do shtoni urrejtjen tek njerezit qe duan te levizin lirshem boll me hallet qe kane.
    Kjo parti do mbetet ne histori si parti paterice, si parti familjare ku pellitjet jane per popullin dhe e verteta eshte tek pasuria e kryetarit dhe kryetares se kesaj partie. Ju rujte zoti mend, aq sa te mendoni per kalamajte tuaj.

  9. kombinati says:

    Protesta rradhes eshte gjiri lalzit dhe te kodra diellit, deri sa ta spastrojme nga skorjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje