Fatmir Mediu: Mjerë ata që besojnë se Rama ka ndonjë grimcë dashurie, ai është turp për çdo shqiptar

2 Maj 2019, 11:21Politika TEMA

Fatmir Mediu thotë se kryeministri Edi Rama është turp për çdo shqiptar.

Kreu i republikanëve mendon se shefi i qeverisë është duke shitur interesat kombëtare.

Ai e akuzon Ramën për presion ku thotë se ka kërcenuar kreministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ndër të tjera Mediu gjykon se kryeministri nuk ka dashuri dhe duhet të largohet.

“Të dashur miq!

Rama s’ka as turp të mashtrojë, as dinjitet të kërkojë ndjesë.

Akuzon Kryeministrin Haradinaj se gënjen për takimin e Berlinit.

Sipas Ramës ”Nuk i kam kërkuar heqjen e taksës, por heqjen e saj të përkohëshme”.

Po pikërisht këtë tha Ramush Haradinaj dhe këtë Rama s’e kërkoi për interesin e Kosovës, por për interesin e tij, me zellin për të fituar kredo në sy të Merkel dhe Macron.

Kryeministri Haradinaj duhet të flasë hapur të gjithë të vërtetat, sepse Rama ka kohë që i bën presion për shkëmbim territoresh, fare hapur për lënien e Mitrovic?s.

Ta quash Haradinajn gënjeshtar, është turp i Ramës që gënjen e fyen çdo gjë shqiptare, çdo sakrificë të Kosov?s e shqiptarëve.

Rama është kumbari i idesë së ndarjes së Kosovës, siç deklaroi dhe Edita Tahiri, ideatore bashkë me Vucic, i shkëputjes së Kosovës së Veriut nga territori i Kosovës, duke shtuar si përrallë idenë e marrjes së Luginës së Preshevës.

Mjerë ata që besojnë se Rama ka brenda vehtes ndonjë grimcë dashurie e pergjegjësie për Kosovën apo kombin. Për të, çdo gjë është në shitje përballë interesit të pushtetit të tij personal.

Kosova dhe shqiptarët janë pjesë e bixhozit që ai luan me këdo në bllofin e tij, në emër të interesit kombëtar. 

Jo vetëm nuk është për bashkimin kombetar, por po shkatërron e përçan politikën në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe po shuan çdo shpresë Europiane për Shqipërinë”, shprehet Mediu. (TemA)

10 komente në “Fatmir Mediu: Mjerë ata që besojnë se Rama ka ndonjë grimcë dashurie, ai është turp për çdo shqiptar”

  1. ms says:

    njesoj jeni te gjithe o fatmir gerdeci.

  2. Beni says:

    Hahahah Eli Fara te mbush me dashuri

  3. gal says:

    foli dhe kellira i gerdecit.

  4. Tropojanii says:

    Po mer po, se njerezit skane sy e vesh por do besoj e e degjojne nje vrases dhe hajdut si mediu.

  5. Shqiperia qe duam says:

    Turpi eshte per ty o FATMIR MEDIU o VRASES I GERDECIT ti sot duhet ta kishe vendin ne burg nuk kurseve as femit I gjymtove I cove ne VAR , ju jeni banda e Salit e Mones Ilirit lulit te gjithe e keni vendi ne burg .O sabotatore qe doni destabilizimin e vendit doni nje 97-te te dyte,mos enderoni se nuk e arini dot .Edi Rama dhe POPULLI qe nuk ju mbeshtet ju ka bere te merni rruget .Ju do te jepni llogari per keto te zeza qe po I beni Shqiperise dhe shqiptareve. Pushtet ne tavoline nuk ka shkoni ne votime, po ju e dini qe nuk fitoni se populli nuk u jep voten dhe kesaj I trembeni dhe po digjni Shqiperine per kariget tuaja dhe per te mbrojtur pasurite qe I keni grabitur ketij populli.Reformat qe po ben Qeveria Rama ju kane terbuan e frikesuar

  6. AM says:

    Deklaroi Mediu me emocion duke hedhur veshtrimin nga Gerdeci.

  7. Arsimi -Prishtine says:

    Po per ty cka te themi se?!

  8. Deep State Camistan says:

    Po pse mo Mehdi Agai, budallenj jemi ne te bejme dallim midis teje dhe Kryekriministrit shqyptar! Po pse kemi nevoje per mendimet e nje mafjozi per inat te mafjozeve.

  9. petriti says:

    Sigurisht more kriminel mediu. Si mund te akuzosh te tjeret kur ti je kriminel me damke. Ne gerdec u vrane 26 shqiptare, apo jo. A thua ke pergjegjesi ti per kete krim makaber? Si ka mundesi qe ti more kriminel vazhdon e del neper media? Ti ne media duhet te dalesh vetem per te pranuar krimin qe ke bere e tu kerkosh falje atyre 26 familjeve qe i sakatohe e shkaterrove. E cfare politikani mund te jesh ti, ti je kriminel???

  10. aleko says:

    Nuk I kemi hapur barkun Rames se sa e do popullin ,por urrejtjan me te madhe ndaj popullit e bere ti ne mes te dites duke hedhur ne ere nje fshat te tere..Vertet mendon qe ky popull ju hap barku te te vere ty dhe sojin tend ne krye?..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje