Nuk është humor: Lulzim Basha cakton detyrat për qeverinë e re dhe ministrat e rinj

2 Maj 2019, 12:00Politika TEMA

Lulzim Basha ka caktuar detyrat për qeverinë dhe ministrat e rinj.

“Do prezantoj 10 detyrat kryesore që qeveria tranzitore do të ketë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, që do vetëm vullnet politik, që kryeministri i qeverisë tranzitore dhe ministrat të jenë jashtë konfliktit të interesit”.

Kështu ka thënë Lulzim Basha, ndërsa ka mbledhur disa njerëz nga opozita dhe gazetarë.

Kuptohet, Basha e Kryemadhi nuk kanë pse pyesin Edi Ramën dhe PS-në, pasi ata e kanë ndarë mendjen për krijimin e qeverisë së re dhe kanë gati edhe kryeministrin e ri.

Por se si do ta zgjedhin qeverinë e re pa votime dhe pa pyetur mazhorancën, një Zot e di.

Këtë pyetje nuk ia ka bërë Bashës askush nga gazetarët që kishte ftuar aty, të cilët rrinin e dëgjonin një njeri, që fantazon se mund të shpikë nga hiçi një qeveri, me kryeministrin dhe ministrat që do ai, pa e votuar dhe mandatuar kush.

Thjesht ashtu e ka menduar ai dhe Monika, dhe kanë vendosur ta bëjnë fakt të kryer!

Prezantimin e detyrave të qeverisë së re, Basha ia ka lënë Oerd Bylykbashit.

Prezantimi i Bylykbashit

PLATFORMA PËR ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME:

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

LEGJITIMITETI & STABILITETI DEMOKRATIK

• Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i legjitimitetit të Parlamentit, Qeverisë dhe Pushtetit Vendor.

• Zgjedhjet pa standarde dhe të manipuluara hedhin në erë bashkëjetesën demokratike dhe stabilitetin.

ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I STABILITETIT DEMOKRATIK

• Pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci, shtet të së drejtës, integrim europian.

• Përmirësimi i zgjedhjeve mundësoi dy rotacione paqësore politike. (2005 & 2013)

• ODIHR (2009): Zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të Angazhimeve të OSBE-së.

ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I INTEGRIMIT EUROPIAN

• Progresi në standardet zgjedhore në vitet 2002-2013 kontribuoi për progresin e integrimit europian.

• Përkeqësimi i standardeve zgjedhore në vitet 2015 dhe 2017 riktheu si kusht të BE-së zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

VULLNETI POLITIK

• Vullneti politik është parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme.

• Legjislacioni nuk mund të zëvendësojë vullnetin e munguar politik.

• Vullneti politik është rekomandimi i parë i çdo raporti të ODIHR-it.

• Një qeveri që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira, përbën rrezik për stabilitetin demokratik.

ZBATIMI I LIGJIT VS. REFORMA ZGJEDHORE

• Pavarësisht nevojës për reformë zgjedhore, problemet më madhore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nuk kanë nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

• Këto probleme janë çështje të qeverisjes së përditshme, pra, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë.

• Në rast nevoje për legjislacion, nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë, akte të Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.

PROBLEMET MADHORE TË ZGJEDHJEVE

1. Përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit.

2. Presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore.

3. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve.

4. Lista e zgjedhësve dhe sistemi i adresave.

5. Votimi fiktiv i emigrantëve.

6. Roli i policisë në zgjedhje

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE KRIMI I ORGANIZUAR & SHITBLERJA E VOTËS

• Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor. (krim i rëndë – Kodi Penal 2017) Ky fenomen kriminal cënon lirinë e votës.

• Në 2015-2017 përfshirja e krimit në marrëveshje me qeverinë u kthye në problem akut zgjedhor.

• Zgjedhjet e Korçës në tetor 2013 provuan shitblerjen e organizuar të votës nga PS. Amnistia nga PS e këtij krimi zgjedhor konfirmoi se shitblerja e votës u bë me mbështetje të qëllimshme politike.

• Për herë të parë, ODIHR-i bëri rekomandim për shitblerjen e votës në zgjedhjet 2015. (rekomandimi 14)

• Zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në shtator 2016 vërtetuan përdorimin sistematik dhe të organizuar të krimit të organizuar me përfshirjen e niveleve më të larta politike (Dosja 184).

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE SHITBLERJA E VOTËS

• Fushata e kanabizimit në 2015-2017, kontrolli i territorit nga rrjetet kriminale me mbështetje policore, sasia e madhe e parasë kriminale, bashkëpunimi i krimit me politikën dhe mbulimi prej saj diktuan rezultatet në zgjedhjet 2017. (Dosja 339/2017)

• Në 2017-ën, ODIHR-i konstatoi rritje dramatike të problemit dhe e renditi shitblerjen e votës në rekomandimin prioritar nr. 2.

• Një sondazh i financuar nga Bashkimi Europian gjeti se 20% e zgjedhësve në Shqipëri pranuan se janë prekur nga shitblerja e votës.

• Korniza ligjore në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal është e mjaftueshme për të goditur shitblerjen e votës. Përfshirja direkte e Ramës me pushtetin e kryeministrit siguron pandëshkueshmëri.

• Zgjidhja e duarve të drejtësisë për të realizuar hetim, gjykim dhe dënim të krimeve zgjedhore pa ndërhyrje politike. (Dosja 184/2016 & Dosja 339/2017)

• Parakusht themelor mbetet vullneti i qeverisë kundër korrupsionit zgjedhor.

• Edi Rama është nxitësi dhe mbështetësi kryesor i këtij fenomeni. Ai nuk mund të garantojë sukses të luftës kundër shitblerjes së votës.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE PRESION MBI ADMINISTRATËN & ZGJEDHËSIT

• Qeveria ushtroi presion mbi punonjësit e administratës publike.

• Punonjësit u detyruan të marrin pjesë në fushatë dhe të votojnë për kandidatët e Qeverisë, duke u kërcënuar me largim nga puna.

• Zgjedhësit u kërcënuan me largim nga puna edhe në kompani private që kanë marrë tendera dhe favore shtetërore.

• Kryeministri urdhëroi policinë të mbledhë vota në fushatë për Partinë Socialiste.

• ODIHR: Cënimi i mundësisë së zgjedhësve të hedhin votën pa frikën e ndëshkimit (pg. 7.7 i Dokumentit të Kopenhagenit – OSBE, 1990)

• Rekomandim prioritar 3 (2017): Qeveria të luftojë presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit.

• Rekomandim prioritar 8 (2017): Shteti duhet të garantojë zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Duhet të parandalohet çdo formë presioni.

54 komente në “Nuk është humor: Lulzim Basha cakton detyrat për qeverinë e re dhe ministrat e rinj”

  1. ermiri says:

    Bravo Don Kishot.

    1. Vatra says:

      Hahahahahahaha… Hahahahahahahahaha… HAHAHAHAHAHAHA… Hahahahahahahahaha… HAHAHAHAHAHAHA… A ky eshte pall absolut.

    2. Luli says:

      https://encrypted-tbn0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcTH4LXlM-88SoqbZO3U9lmQDFtLRb19mhXN8-sczVhNTQWhHWM0fw Te na rroje lulush holandezi ne bashkepunim me monen Keta do na qeverisin dhe i kane bere planet mire

  2. kasemi says:

    Po more basha hajduti dhe bylyku i bashes, do te bejme zgjedhje si ato te vitit 1996. Per ju e partine tuaj vetem ato ishin zgjedhje te ndershme. Harroni ato. Zgjedhjet do te behen ne zbatim te ligjit e kushtetutes. Ju ish deputete mnund te ankoheni edhe tek zoti, por zgjedhjet duhet te behen vetem ne respekt te kushtetutes, ndryshe ky popull qe po e neperkembni duke i bllokuar rruget cdo jave, do tju shperlaje nga ky vend. Ju vemndin e keni ne Reç.

  3. Artur says:

    Ore .oqe eshte ky Lyli apo si i papune dhe ne gjume qe eshte te bej sikur punoj dhe jam zgjuar!

  4. sab says:

    hahahahahahaha ky qenka i cmendur fare

  5. Ç'na gjeti me keto derdimene says:

    Bravo [email protected] Tani çoji nje mesazh ne whatsup bace shpellarit qe zgjedhjet i fitove, je kryeminister dhe se po te [email protected] pak gruaja me administrorin e pallatit

  6. Jep says:

    Kot se pyet dhe ndonje gazetar, se Kur esht len data per zgjedhjet e parakohshme?

  7. pse nuk te hane pulat says:

    Markeli dhe Macron jane zero para ketij kollozi.

    1. gimcja says:

      kollodoku ke dasht me than

  8. Meri says:

    Ky eshte gomar e shkuar gomarit, po s’paska fare ndonje qe ti thote se c’po ben? Paska katandisur vertet keq PD.

  9. #varijanullen says:

    Ka pas qene nje dokumentar Fashistet ne Hene. Sot jane keta palaço qe as nuk qesh dot vetem duhen kapur me gure atje tek vilat e lalzit dhe farkes qe I kane si Jevgjit e casamonica.

  10. Ububuja says:

    Kesaj punes qe thote ky, ne populli i thjeshte i themi, e rene me dore!

  11. J says:

    A do hapi gjë ambasada në tropojë ?

  12. ilir says:

    Luli njesoi si Nardi, idot dhe pa shkolle

  13. Cudia says:

    Bravo Basha! Veprim i zgjuar. Keshtu i kursen popullit paret dhe kohen per te zhvilluar votime. U deshen shekuj qe me ne fund kombet anembane botes te dilnin me nje metode te re te marrjes se pushtetit. Kjo metode shqiptare ja kalon edhe demokracise se hershme greke. Kuptohet qe ndihma greke nuk mungon edhe per kete rast. Politikani Dule eshte kali i trojes por ne kete rast ai luan rolin e mbeshtetjes morale. Urime!

  14. Klorea says:

    Hahahahahahahshahahahahahahahaaaaa !!!!
    Ah ah ah ah ah ah ah, ku je o Enver Hoxha !!!!

  15. JARI says:

    Ja,erdhi koha qe shqipetarve dhe Shqiperise ,ti dal zot dikush,si perfundim,mbasi vuajtem ca kohe,u shfaqen ne horizont,shpetimtaret,kjo eshte nje fitorje historike per te gjithe ne,Lum kush do rroje,qe ti shikoje.Ju lumte,bravo,keta,po

  16. Besnik says:

    Kuuuuukkuuuu, ku-ku-ku-haaaaaaaaaaaa!

  17. Baca says:

    Mjere kjo opozite. Eshte shderruar ne OJF….

  18. NjeQytetarOptimist says:

    Hahahahah hahaha hahaha o zot sa kam qesh… Hahaha hahahaha klloun cirku…..

  19. vera says:

    O Bash a harrove qe je hajdut qe ke vjedh ne rrugen e kombit shuma marramenďshe . O Bash a harrove qe shite detin . O Bash a harrove qe je kriminel qe vrave me 21 janar . O Bash a harrove qe per 4 vjet ne bashki nuk dite me bere kurgja vetem fjete gjum . O Bash a harrove qe para se te shikosh ne enderr karriken e kryeministrit duhet njehere te kalosh disa vite ne stolin e burgut te Reçit .

  20. shoku says:

    Luli ne boten e çudirave.

  21. Shqiptari says:

    Hahahahahahahahagagahaha,hhuhuhuhuhuhuh,hihihihihihihihigigigigigghhihih dhjeva se qeshuri…! Uh uh uh…! Hajde Lul Palla hajde…!

  22. Xha Spiroja says:

    Piiiiikkkkkkkkaaaaaaaaa.
    XHA SPIROJA

  23. Rromes says:

    Diaspora e hamet Zagolli ne mergim ,qe kerkon te rrezonj qeverrin.

  24. peoples says:

    Y…..Sa mire qeveri me Dosh Ploncin Fatmir Gerdecin Van-Gjel Grekun Duken e krimit,Nard Carnavali dhe qershia mbi torte cami i pa bese me camet e tij Idrizin..Suksese Lum Shqiperi Lum ju popull Shqipetar

  25. TR says:

    Jooooo , nuk ka mundesi te shkoj kaq larg . Do te jete me te meta mendore i shkreti .

  26. EKZEKUZUSI says:

    Spiuni Serbe Lulezim Basha paska “Platforma Qevertisje”?????????????????????Ropte ku ti kesh ..Gruan akoma edhe Cupat..NDYRESIRE-SERBO-BERISHJANE..
    1-Ky Ndyresire per Interesa te Serbise e la Shqiperine jashte Eu-se….
    2-Per Shkelzen Berishen doli nga Parlamenti si dhe per te Mbuluar Vjedhjet Miljonshe…
    3-Vrases i Njerezve te Pafajshem….
    dhe tani po na BENE QEVERI???Beje Qeveri me Motren tende…Ndyresire….
    @@TURPE PER ATA SHQIPETARE QE I VIJNE MBRAPA KETIJ QENI SERBE—
    TE VRITET Lulezim Basha…SHQIPERIA ESHTE NE EU..lol

  27. xy says:

    Oopoooh c’u kenaqem hahahhaha me ne fund erdhi liria dhe ne do jetojme te lumtur me lulezimen ne krye hahaaaa!

  28. Kan dal qeveri ktu ne tregun fshatar, pese leke copa. Shesim edhe me shumic says:

    Luli kerkon qeveri paralele se ia tha dje Mona kur i pa filxhanin. Dje takoi Monen sot u zgjua me oreks per tu bere fet e fet kryeminister. Tani qendren qeveria do ta kete ku ne Shqup, LSI apo ne Gerdec? Zgjedhjet Luli i do te bera si ato per kryetar ne 2013 apo si ato per kryetar ne 2017-ën.

    Ja e rregulluam qeverine e re me shtepi dhe zgjedhjet i beme me standartet alla. SHQUP, po me popullin dhe nderkombetaret si do tia bëjm. Të parë mezi u mblidhen e po si daravite se marrin mundimin tu shkojne prapa. Po nderkombetaret, keta ambasadoret që kemi këtu e qe te gjithe me radhe që i ka blere Rama sipas Lulit dhe Mones, si do tia bëjmë, se asnjeri nuk mbeshtet protestat e luleve, jo më të njohin qeverinë e tyre. Populli s’i do, ndërkombëtarët po bezdisen prej tyre pra. si e kane bere planin për me tutje.

    Atëkere na mbetet te presim se çfarë do thotë filxhani i Mones. E lexon falas per bamiresi. Kush te doje te hedhi nonji lek se bon sevap.

  29. we says:

    Gerrmo Tae gerrmo se qenin e ngordhur do gjesh. Nje gje nuk kuptoj, si mundet edhe shqiptari me budalla te votoje dhe besoje te drejtohet nga nje klloun (miss buzeqeshja)? vertet nuk e kuptoj

  30. LOQE-LOQE, bëhet qeveri tranzitore ??? says:

    ORE , QË KY ËSHTË LOQE, S’KAM DYSHIM,
    POR QË EDHE DUKA DHE SHEHU,(,SE DULJA, NDOKA DHE MEDIU KANË DHËNË PROVA MJAFTUESHËM), JANË KOQE KANDARI, TANI E MËSOVA .

  31. e verteta says:

    Mjere kjo toke cfare ndyresish mban lart.Ojo debilja Mona ja ka mbush mendjen ketij koktharit,e ai sherbetori i gjith zoterinjve Bylykbashi qe medemek eshte jurist i ben nje draft me dhjet pika .Ngelet te caktojne dhe zevendesministrat dhe drejtoret e drejtorive.Ah se mos harroj vendosni dhe emrat e prefkteve dhe ne perfundim qe tju doje populli merrjani nje here ne goje.

  32. Qerevia says:

    SHQUP i me ne fund e beri QERE VINE ,po ke do qere visin keta derdimene ?????

  33. Sali berisha says:

    O pall
    Po popullin kur do e permendesh ne letrat qe ke krijuar

  34. klaudio says:

    zoti te ruajt mendien ka shku per lesh kujton se eshte kryeminister

  35. Meti says:

    Lajmerim! POPULL SHQIPTAR, ME URDHER TE LULIT NGA SOT E TUTJE NUK KA ME ZGJEDHJE! QEVERITE I CAKTON LYLI TYRRYFYLI! ME URDHER TE LULIT TE GJITHA KRIMET QE AI KA BERE DERI TASHTI PARASHKRUHEN PRA DEL I PASTER SI MUTI!

  36. Arifi says:

    Jo mo po nuk ka mundesi!!!!! Deri ktu ariti ky loqja???

  37. Dulja says:

    O Luli,o koqe kanari ??

  38. Franci says:

    Ky paska qene debil fare po fare fare.

  39. HAHAHA? says:

    Hahaha, sa kom qesh aty, sa kom qesh ??

  40. xhulio says:

    Keta jane bere si mergata e qyqeve, ku ne mergim kishin qeverine e tyre, dhe ky bashke me Monalizen bejne takime dhe vendosin se si dhe qysh do behet qeveria, ani pse jane ne opozite keta mendojne sikur jane mazhorance sepse jua miraton presidenti, ajde gallat hajde. Sa te kesh Monalizen neper breke s’ke nevoje per fisheke,u bere gazi i te gjitheve o Lul,kur ndonjehere dhe ku, ne ç’vend te botes pakicat vendosin per kushte, keshtu qe per ty dhe Monalizen, Edi Rama paska pun dhe nja tete vjet tjera, maj afer Dashin se ai ka elektorat te fuqishem?.

  41. Fali Zot se sfine cfare bejne. says:

    Opozita e rruges eshte kthyer ne nje cmendine me tere kuptimin e fjales, se vetem aty te gjithe e ndjejne veten ministra e kryeministra. Me fyelli vetshpallet KM. Ndersa sali beu eshte shpallur Zoti vet , qe ka fuqi e u ka jeten ne dore , ndaj te gjithe shqupistet falen e luten te ay.

  42. Zgjidhja says:

    Ej milet, degjoni e mbani vesh : ne shqup ndahen portofol ministra e kryeministra , vraponi aty e merrni ndo nje post per ne qeverine e Lanes. Degjuat????.

  43. Luli me shoket e tij says:

    O çuna o çuna jam i sigurt qe do ta mundim skuadren e Edit. Mehalla jone lun me mire futboll e do ti shembim me gola ata. Kemi lojtar te vjeter me pervoj. E kemi riperteri skuadren edhe me kastravece te rinj shume te pregatitur. Edhe tifozat do jen me ne. Tani edhe po sjan di ti marrim nga mehallat e tjera. Ne se na mundin ky do jet faji i albitrit.
    Kapje per flokesh e grushta tu japim ne se na mundin qelbsirat mos ta gezojne fitoren ishallah.

  44. Lil Toronto says:

    Mbasi shpalosa programin, fituam zgjedhjet, morem pushtetin, emerova ministrat, shkuam ne presidence. Sapo erdhi momenti te hedhur firmen per t’u bere kryeminister …me doli gjumi. Dreqi e mori thashe me vehte po si nuk e vura ate dreq firme te pakten ne ender se ne realitet e di qe duhet t’a harroj.

  45. Tropojani says:

    Paska rrjedhur fare ????????

  46. 19 says:

    Gjynaf po folini pak mor ju te shpise te pakten se mos ju degjon i shkreti.

  47. Kuriozi says:

    Bukur e keni menduar,taniju ngelet vetem te gjeni nje popull qe te votoje dhe te pranoje te qeveriset nga ju -KARAGJOZA dhe DERRA! Nuk po e kuptoni qe eshte populli qe ju ka hequr vizen ,e jo Rama me kompani???

  48. ALBAN DEGA says:

    Pak humor ne kete kohe kolere

    O FESTE TE MADHE KA SOT SHQIPERIA … !?

    – Akademike dhe sophomore Nobeliste te ndershmerise zgjedhore Mona- Lululsh!

    – Mungon vetem betimi i qevezise se re… Urraaaaaaa…. !

    – Shqiperi apo Otranto edhe Gerdec!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte fakt i mirenjohur i kapur ne flagrance me kamera live qe qehahai i Sali Berishes dhe “ Bandes se Gangstereve” te tij politike , biologjike, mediatike, Lulezim Basha vjedh votat edhe ne gjirin e familjes se vet politike, PDSH-se. Jo nje , por días here ose sa here jane bere zgjedhje per kryetarin e saj.
    E megjithate ai ka guximin e pafytyresine te na beje akademikun e ndershmerise se zgjedhjeve te lira dhe mbrojtesit te ndershmerise se votave te shqiptareve, qe PD-ja dhe pronari de jure e de facto i saj dhe i Bashes, Sali Berisha i vjedh hapur tash e 23 vjet me radhe qysh prej 26 majit 1996.
    Ne vazhdim te kesaj sage turpi, sot ai mori guximin te shpalle edhe qeverine e re te SaLike Floririt duke paraqitur edhe programin e saj me dhjete pika.
    A mund te mos e besohet ketij “akademiku” te ndershmerise se zgjedhjeve dhe votes se lire te shqiptareve me vota te vjedhura edhe ne partine e tij !?
    Larg qofte !
    Hajde gallate 300 leke kilja e energjise hajde !
    Ka edhe me keq : 7 X 6 = 49 !?
    Bile edhe 1 + 1 = 11 !?
    Apo nuk ka si krah te djathte Nobelisten e Shkencave Ekonomike Mona Like Flori Cizmen 1 + 1= 11!?
    Kur oponenti i doktoratures e pyeti per kete shpikje te jashtezakonshme ajo u pergjigj:
    – Pse akoma nuk e keni marre vesh ju profesor se dy njesha bejne 11, i dha ajo pergjigjen asgjesuese !?
    – Ta gezosh titullin Nobeliste jo vetem ne Ekonomi, por edhe ne Matematike iu pergjigj Akademiku Lulezim Basha !
    – Ky eshte zbulimi me i madh i te gjitha kohrave. Eshte nje e vertete absolute e pakundershtueshme qe dy 1-sha bejne 11, nderhyri Prof. Dr. Shkollshumi Petrit Vasili. Bobo cfare mendjeholle kemi ne krye te LSI-se . Fat i madh jo veten per ne por edhe mbare Boten … Po si nuk i ka vajtur askujt mendja deri sot per kete zbulim hyjnor… Hajde mendje femer hajde . Nuk urojne kot shkodranet : E pac mendjen femer ! Ti meriton Dopjo Nobel edhe ne Ekonomi por edhe me Matematike !
    – Clare thoni more trapa, nderhyn Prof. Dr. Sali Berisha… po a nuk e dini se nuk ka Cmim Nobel per Matematike… Si mund te jepet nje titull qe nuk ekziston …!?
    – Pune e madhe se nuk ekziston. Edhe ate do ta krijojme sic krijuam e shpallem qeverine e re sot…, thote Fatmir Mehdihoxha . SHBA- ja ma konfirmoi sot njohjen e menjehershme te saj me gojen e vet Tra….fikantit. E mbani mend ate Kongresistin e mikun tone te madh qe nuk mashtronte kurre pa fole … Votat i kemi te garantuara nga Kuvendi i Gerdecit dhe 21 janarit … Dekretin e Presidentit tone e kemi gati !
    E gjithe salla shpertheu ne brohoritje te zjarrta:
    – Parti Sali…
    Githnje gati na ke ti!
    Qe nga Jugu ne Veri!
    Nga Vermoshi ne Gradec
    Do ta bejme kukurec!
    Otranto edhe Gerdec!
    Mungon vetem betimi i qevezise se re !

  49. Popull says:

    Pse mos tsllin bythen. Kur nuk i kapen per zhelesh e ti rrasnin ne burg mire na e bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje