Mali i Everestit është i mbuluar nga plehrat.
Dekada ngjitjeje në malin më të lartë në botë kanë shkaktuar një sasi shumë të madhe mbetjesh, me plehra, mbetje njerëzore, madje edhe trupa.
Megjithatë një skuadër e përkushtuar vullnetarësh ka ndërmarrë një nismë për ta pastruar dhe rezultatet po duken menjëherë.
Tre tonë plehrash janë mbledhur nga mali vetëm dy javët e para, sipas AFP-së.
Masa është bartur nga një skuadër prej 14 vetësh, të cilët i kishin vënë qëllim vetes të mblidhnin 10 tonë për 45 ditë, raporton agjencia.
Mbeturinat e mbledhura nga Fushata e Pastrimit të Everestit përfshijnë: kanaçe boshe, shishe plastike etj.
Një helikopter ndihmoi në heqjen e plehrave dhe skuadra do të vazhdojë të ngjitet, duke vazhduar misionin e saj.
Katër trupa të vdekur janë gjetur gjithashtu në 8,848 metra lartësi, thonë autoritetet. (TemA TV)
U gjetën edhe brekët me vrimë të Gjergj Bojaxhiut