Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Presidenti i vendit Ilir Meta e ka vënë theksin tek situata në vend, dhe thotë se shtypi sot është pjesërisht i lirë.
Duke u pozicionuar në krah të çdo gazetari, ai i fton të bëjnë detyrën me përkushtim dhe të denoncojnë çdo rast shantazhi e kërcënimi.
“Ju do triumfoni sepse shqiptarët s’mund të kthehen 30 vite pas për të ndjekur Zërin e Amerikës apo Deutsche Welle-n, që të kuptojnë se çfarë ndodh në atdheun e tyre”,- thotë Presidenti.
“Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen sot Shqipërinë të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medias. Shqetësimet e thella të ngritura në raportet e fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, për fatin e keq, vijojnë të hasin në vesh të shurdhët. Shtypi ynë sot, edhe sipas këtyre organizatave, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante.
Kjo situatë duhet të marrë fund! Media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen. Praktikat e mohimit të së drejtës së gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen. Sepse çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë.
Të dashur gazetarë, Duke ju uruar këtë ditë, ju ftoj pa humbur kohë të unifikoheni në qëndrime, larg autocensurës, të denonconi hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës.
Ndryshimi është në dorën tuaj dhe fillon nga përhapja e informacionit të vërtetë, pa pritur më që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.
Të dashur gazetarë që keni vendosur të mos tradhëtoni profesionin e misionin tuaj, jam pranë jush dhe sakrificave që bëni për të mbrojtur dinjitetin tuaj dhe fjalën e lirë!
Ju do triumfoni sepse shqiptarët s’mund të kthehen 30 vite pas për të ndjekur Zërin e Amerikës apo Deutsche Welle-n, që të kuptojnë se çfarë ndodh në atdheun e tyre.”- shkruan Meta.
e kane keqkuptuar..ky ka dasht me than qe sot shtypja eshte me pak e lire, se I eshte rrit cmimi
Po, shtypi sot eshte me pak i lire nga Like floriri dhe Sali serbi!
Si s’ka turp ky njeri?
E di idiot popullin?
Me kete foto na kujton ish komandantitn e pergjithshem qe la partine plot me komisare, dita e punes fillon nga kqyrja e shtipit (gazetave), dhe pastaj pirja e kafes biseda me nukoll lehsin per renditjen e lajmeve ne gazete, telefonata me muniken per bllokimin e rrugeve, nje lidhje direkte me bacen e vicidolit, pak bisede me fate gerdecin, disa llogje kavaje me dashin e shehajve, nje barcalete me nard ndoken, nje pyetje per gone duken se sa eshte rendimenti i vezeve, nje shkembin e-mail me qirje vrangel duleqisin dhe ne fund nje tavell me lulushin dhe keshtu mbyllet dita e punes dhe muaji dhe rroga kalon ne bankomat, ja kjo eshte dita e punes se persidentit prej cepani te skarparit dhe keshtu do vazhdoje deri ne fund te mandatit te tij te pjerdhur
MBLlDH GRUAN A DEREZI
SE I KE DHENE SHUME LIRI
KEMI HALL MOS TE PERDHUNON TI
SE PER SHTYPIN SPYET NJERI
BALL KAZANI ME RAKI
Bisht qeni ke per te mbetur tere jeten.