Reuters: Kur opozita bllokon rrugët…

3 Maj 2019, 10:44Politika TEMA

Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar artikullin rreth zhvillimit të aksionit opozitar pasditen e djeshme, me dy orë bllokim rrugësh dhe thirrje për largimin e kryeministrit Rama.

Reuters shkruan se opozita kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme dhe se është shprehur hapur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, sipas liderit Basha; Sepse nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor! Reuters sjell në vëmendje thirrjet e BE dhe Amerikës që opozita të futet në parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhje, pasi qeveria e Ramës është legjitime.

Ja çfarë shkruan ndër të tjera Reuters:

Në tre muaj opozita mban protesta për të nxitur qeverinë që të pranojë zgjedhje të parakohshme. Opozita thotë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u blenë, ndonëse qeveria Rama hedh poshtë akuzat. BE dhe Amerika thonë se qeveria aktuale shqiptarë është legjitime, dhe i kërkojnë opozitës që të kthehet në parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi që mbajti me aleatët e tij në praninë e gazetarëve, tha se Rama duhet të largohet dhe pas kësaj partia e tij do ulet në tavolinë me socialistët në pushtet për të folur për krijimin e një qeverie të përkohshme, tranzitore dhe të fillojnë përgatitjet për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Unë u bëj thirrje miqve tanë evropianë dhe ndërkombëtarë që të mos dënojnë Shqipërinë”, tha Basha dje nga Elbasani, duke iu referuar vendimit në pritje nga Bashkimi Europian.

“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën e vendit. Nuk do të ketë proces të rremë zgjedhor”, shtoi ai.

Nga ana tjetër socialistët thonë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 30 qershor, dhe kështu do të vazhdojnë edhe nëse demokratët nuk marrin pjesë. Demokratët nuk janë regjistruar ende, e ndërsa një grup i shkëputur nga radhët e tyre ka krijuar partinë e vet dhe do të futet në zgjedhje, ( fjala është për Bindjen Demokratike).

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ironizon propozimin e Bashës dhe shkruan: Paç fat me qeverinë tënde. Harroje se mund të marrësh pushtetin në tryezë, të bën dëm për shëndetin.

4 komente në “Reuters: Kur opozita bllokon rrugët…”

  1. kaqi i zi says:

    shtazt maloke

  2. ¬ says:

    Opozit e agité. S’la mënyrë pa përdorur për tu dukur. Largim nga parlamenti, protesta çdo ditë, ankesa jasht shteti, mbledhje anti qeveri, bojkot zgjedhjesh, formim qeverie pa zgjedhje, deklarata për shkarkim Kryeministri. Étape e rradhës është që Luli të shpallë vetën mbret dhe successeur në trône të jetë Berisha.

  3. Roberto says:

    Ore Lul DEBILI ! Askush nuk do e denoje Shqiperine. Mos u anko kot. Ju denuat veten tuaj dhe prap vazhdoni ta beni. Ngulni kembe qe te behet me e besueshme ajo qe thoni por nuk ka me qofte te daja. Iku ajo kohe kur keni abuzuar duke nxjerre sebepe nga me te ndryshmet apo kur keni ushtruar dhune per marrjen e pushtetit. Si dashkeni ju me zor qe te hyni ne qeveri?? E di si thoni ju?? Ngrihu prift te ulet hoxha.

  4. ben says:

    Hipokriti me i ndyre dhe antishqiptari me i madh, i paska bere thirrje Europes te mos e “denojne Shqiperine”. A nuk ishte ky qelbesire dhe qelbesirat e tjera te PD-LSI qe ne intervistat e tyre neper vende te ndryshme thonin se Shqiperia nuk ia ka permbushur konditat per te hyre ne BE?
    E keni Alibeajn ne youtube, ne intervisten qe ka dhene ne Hollande. Keta qelbesira jane jashteqitjet e kombit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje