FAKSIMILE/ Kuvendi i dërgon ftesë zyrtare PD: Caktoni vëzhguesin në komisionin e reformës zgjedhore

4 Maj 2019, 13:55Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar ftesë zyrtare Partisë Demokratike për të marrë pjesë në punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Me anë të një letre të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, i kërkohet selisë blu që të përcaktojë përfaqësuesin e saj politik në rolin e vëzhguesit, me të drejta të plota me dy bashkëkryetarët e Komisionit. 

Edhe pse PD e ka marrë ftesën ditën e premte ende nuk ka një përgjigje në lidhje me caktimin e vëzhguesit. Pasi sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj parti Gazmend Bardhi, shkresa e Kuvendit nuk është prioritet i PD.

Mbledhja e radhës ë Komisionit të Reformës Zgjedhore do të mbahet me 7 Maji në orën 17:00 , nën drejtimin e Damian Gjiknurit nga socialistët dhe Rudina Hajdarit nga grupi demokrat. Në rendin e ditës të së martës do të miratohet axhenda e komisionit, si dhe do të miratohen ekspertët si dhe kërkesa për mbështetjen me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor.

Përfaqësuesit e opozitës së re kanë kërkuar që të diskutohet ndryshimi i sistemit zgjedhor, pavarësisht se PS është kundër një ideje të tillë.

1 komente në “FAKSIMILE/ Kuvendi i dërgon ftesë zyrtare PD: Caktoni vëzhguesin në komisionin e reformës zgjedhore”

  1. Shqiptaret e bashkuar says:

    Isisi nuk reagon me ligjet e shtetit ai eshte shtet me vete me krytar SHQUPIN ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje