FOTOT: Avioni amerikan kthen lumin në pistë për t'u ulur, momente tmerri për 143 pasagjerët

4 Maj 2019, 09:20Politika TEMA
FOTOT: Avioni amerikan kthen lumin në pistë për t'u

143 vetë në bordin e avionit amerikan të pasagjerëve shpëtuan për pak nga një fatkeqësi. Gjatë zbritjes në aeroportin ushtarak Jacksonville, Boeing doli nga pista dhe rrëshqiti në lumin St. Johns.

Në kohën e zbritjes së avionit Boeing 737 të premten në mbrëmje kishte reshje të mëdha në Jacksonville. Avioni i shoqërisë Miami Air International rrëshqiti nga pista dhe mori drejtimin e lumit St. Johns, bënë të ditur autoritetet.

Pwr fat, avioni me 136 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit qëndroi mbi sipërfaqen e ujit. Të gjithë mbijetuan, deklaroi policia lokale dhe kryetari i bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry. Afër 20 vetë u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Curry deklaroi, se presidenti Trump ka ofruar ndihmën e tij. Sipas të dhënave të aeroportit, avioni erdhi nga baza amerikane Guantanamo në Kubë. Televizioni ABC News njoftoi se avioni ishte marrë me qira nga Ministria e Mbrojtjes. Nga aeroporti i bazës amerikane në Kubë fluturojnë shumë pak avionë. Shpesh në bord janë ushtarë dhe familjarë të tyre.

Arsyeja e këtij aksidenti nuk dihet. Jacksonville ndodhet në brigjet lindore të SHBA në shtetin federal të Floridës. Pamjet të kujtojnë një aksident tjetër në vitin 2009. Atëherë tre minuta pas nisjes, nga aeroporti La Guardia, një airbus A320 i shoqërisë US Airways u desh të bënte një ulje të detyruar në lumin Hudson. 155 vetë në bord mbijetuan. Aftësia e pilotit për të bërë një ulje kaq të vështirë u quajt si “mrekullia e Hudsonit”.

12 komente në “FOTOT: Avioni amerikan kthen lumin në pistë për t’u ulur, momente tmerri për 143 pasagjerët”

  1. shqiptari says:

    Bukur Shume. Pasi thuhet ne fillim se avioni kishte gjithsej 143 vete, me pas shkruhet se 200 prej tyre u shtruan ne spital. Alla shqiptarshe!

  2. Lajm idiot says:

    Në bord ishin 143 persona, në spital u dërguan 200 të plagosur. Tani ose ky avioni i paska marrë para nja ca të tjerë, ose lajmi është mbushje idiote e rubrikave.

  3. As says:

    o gazetar koqe gjeje ekuacionin
    Nga avioni me 137 pasagjere edhe 7 pjestare ekuipazhi qe kishte avioni ne bord, 200 te lenduar u derguan ne spital. Sa te palenduar ngelen ne avion X
    137 + 7 = 200 + X

    1. elis kamberi says:

      As, gazetari thote qe vetem 20 jane derguar ne spital dhe jo 200 sic e beni ju llogarine!!!

      1. Illyrian says:

        “Xhaxhi gazetari” e ka korigjuar më vonë.

  4. lexoje mire, mos ja fut kot une shoh 20 te lenduar jo 200

    1. Redneckfucker from Jacksonville. says:

      Gazetari pallavesh dhe kokshpulle, pasi lexoi kritikat e korrigjoi tekstin. Bravo gazetari.

  5. Geni says:

    sa te pashpirt shqiptaret!!!!
    ju duhet te mbani zi dhe te vajtoni per kete faktkeqsi te ALEATIT STRATEGJIK
    une per vete nuk do te ha buke sot

  6. Geni says:

    sa te pashpirt shqiptaret!!!!
    ju duhet te mbani zi dhe te vajtoni per kete faktkeqsi te ALEATIT STRATEGJIK
    une per vete nuk do te ha buke sot ..

  7. Geni says:

    sa te pashpirt shqiptaret!!!!
    ju duhet te mbani zi dhe te vajtoni per kete faktkeqsi te ALEATIT STRATEGJIK
    une per vete nuk do te ha buke sot ..

    1. toni says:

      O ha ha, na dhive se qeshuri.

  8. Guazimondo says:

    Une jam me syza edhe me numer + te larte por vetem po lexoje nje 0 pas 2 . Paska edhe me keq se une nga syte.. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje