U kërkua çregjistrimi i Bindjes Demokratike nga zgjedhjet, Patozi: Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BD. Shantazhet, të dështuara

3 Maj 2019, 15:30Politika TEMA

Kreu i Bindjes Demokratike, Astirt Patozi, ka reaguar pas kërkesës së partisë PBDSH për çrregjistrimin e BD nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Patozit Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër Bindjes Demokratike, duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.

Postimi i plotë i Patozit:

Reagim pas kërkesës së një partie fantazëm për çrregjistrimin e “Bindjes Demokratike nga zgjedhjet

Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.

Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij.

Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord.

BINDJA DEMOKRATIKE vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur.

Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama. (TemA)

5 komente në “U kërkua çregjistrimi i Bindjes Demokratike nga zgjedhjet, Patozi: Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BD. Shantazhet, të dështuara”

  1. ¬ says:

    Të gjithë duan system njëpartiak në vëndin tonë. Sikur të ishte PS?

  2. Veshgues says:

    Astrtit thuaj Berishes dhe e bene komce, Bashen!

  3. Komentuesi says:

    Astrit ! Kij kujdes se Basha i sufluar nga Berisha do ta vene hurin.

  4. olimpia says:

    .Nje sugjerim modest per Patozin .Ndertoni nje program te thjeshte por te qarte ekonomik ,politik,kulturor te bazuar ne idete liberal demokrate europiane .Mjafton te pershtatni programet ePPE per kushtet e Shqiperise .Nderkohe leri betimet si ,,antikomunist qe ne origjine,,Bota moderne perendimore e ka kaprcyer me kohe konceptin primitiv te ,,rrenjeve familjare,,qe percakton bindjet politike .Perkundrazi ,tashme rinia si rregull stigmatizon idete e parardhesve ,duke kerkuar nje shoqeri ku cdo njeri te kete mundesi te barabarta per te ndertuar nje jete dinjitoze .vETEM DUKE U SHKEPUTUR PERFUNDIMISHT NGA IDETE PRIMITIVE KLASORE PATRIARKALE TE BERISHES mund te terheqesh shume te rinj .Mos u merr me emrat e konsumuar por nxirr sa me shume te rinj ne takimet publike dhe mediat televizive .Leri ata te shpalosin idete qe kane ,jepu besim dhe do te kete nje befasi te vertete ne jeten politike te vendit .Mos u merr me debate me asnje pale por shpalosni programin tuaj me thjeshtesi por vendosmeri .Natyrisht PD eshte e trembur ,nderkohe qe ju nuk duhet te preokupoheni me percaktimet ,,i djathte ,,,i majte ,,rinia e sotme krkon shprese jo ideologji boshe .Gjithesesi ,personalisht jam i palekundur n e bindjet e mija qe nuk perputhen me te djathten ,por do te uroja nje parti te vertete moderne te rreshtuar me PPE SEPSE VETEM KESHTU VENDI DO TE SHPETROJE NGA BARBARI BERISHA DHE BANDA E TIJ ,BASHA,META DHE KOMPANI.

  5. ZIGUR QARRI says:

    Astrit, mos e kruaj shume se ndoshta te çojne te takosh Olldashin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje