Veliaj: Do të luftojmë për 61 mandate, s’ka rëndësi nëse futet ose jo opozita

3 Maj 2019, 13:08Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se në zgjedhjet e 30 qershorit do të synohet fitimi i 61 mandate në Këshillin bashkiak. Veliaj nënvizoi se pavarësisht nëse opozita do të hyjë ose jo në zgjedhje, kjo mazhorancë garën e ka me veten për të arritur një rezultat më të mirën dhe për të vijuar projektet transformuese për Tiranën që kanë nisur.

“Nëse opozita vazhdon  të refuzojë të marrin pjesë apo të sjellë një alternativë për Tiranën përveçse të bllokojë projektet, ky është vendimi I tyre. Unë e kam thënë gjithmonë. Ne garën e kemi me veten tonë.  Çdo vit duhet të jemi më mirë se viti që ishim dhe në mandatin tjetër do të duhet të jemi më mirë se sa mandatin që lamë pas. Në mandatin e ardhshëm jam I bindur do të bëjmë punë akoma më të mira dhe do të mirëpresim në këtë këshill bashkiak edhe pothuajse po aq anëtarë të rinj që besojmë do t’i bëjnë nder këtij qyteti dhe punës që është nisur këtu. Siç e thashë ne do të luftojmë për çdo mandat për të 61 mandatet. Nuk ka rëndësi futen ata ose futen parti të tjera të vogla, për ne marrja seriozisht e fushatës është fillimisht respekt ndaj votuesve”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se Këshilli I ri do të ketë një shumicë të re që do të mundësojë marrjen e vendimeve të rëndësishme. Ai premtoi se më e mira do të vijojë në katër vitet e ardhshme. “Ne të kemi edhe një listë rezervë ku duam të promovojmë dhe shumë nga të rinjtë dhe të rejat tanë për t’u siguruar që Tirana e ka një këshill bashkiak aktiv me një shumicë që na mundëson të marrim vendime të rëndësishme, të ecim shpejt dhe nëqoftëse mendoni se ecim më shpejt dhe transformuam Tiranën këto katër vite, ju garantoj më e mira është përpara”, shtoi ai.

2 komente në “Veliaj: Do të luftojmë për 61 mandate, s’ka rëndësi nëse futet ose jo opozita”

  1. ¬ says:

    Opozita bënë gjithçka, veq politikë s’bën dot.

  2. spartak says:

    Hik mër pirdhu 99-sh .
    Votat në këshillin bashkiak i don me i vënë vulën abuzimeve si në fonde dhe në shpërfytyrimin urbanistik që po i bëhet Tiranës . Punët e mira , ato që janë të mira , i bon pa pare apo me lekët e taksave tona të rritura , tarifave të shtuara dhe gjobave të policisë më të urryer nga popullata – pilicia bashkiake e Tiranës .
    Apo zgjidhe problemin e trafikut dhe atë të pastërtisë , si dy nga më kryesoret ? Asnjërën nuk ke zgjidh , por dhe nuk mundesh , sepse nuk ke konceptin e predispozicionin me i trajtu saktë , me i rregullu dhe me i zgjidh .
    Mos harro , se edhe nga shpërfytyrimi i ç’do trotuari , lulishtje dhe hapësire rrotull pallateve në bar kafe për interesa të firmave të kafeve , të atyre që i zmadhojnë e zgjerojnë ato përditë dhe atyre që pastrojnë paret , normal dhe korrupsion zyrtarësh , familjeve në Tiranë i janë bërë fëmijët si UFO-t . Gjithë ditën mbyllur , para Televizorit , Celularëv e I-Padëve . Një pjesë e hikjes jasht vjen edhe për shkak të fëmijëve . E shkaktar jeni ju , ti bashkë me bashkëpunëtorët tuaj .
    Ato Pyjet Orbitale tek Arusha nëpër fshatra tregoja Partisë e jo Qytetarisë , që ka pa botën , qytete e kryeqytete më shumë se ty me qindra herë .
    Po si or burrë i dheut , shkove deri në Tokio dhe nuk pe , nuk more shembull e ndihmë nga mënyra e zgjidhjes së këtyre tre ( 3 ) problemeve më madhoret urbane të zgjidhura në perfeksion absolut në Metropolin më të madh të Botës-TOKIO .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje