Është përkujtuar sot në Roskovec ish-deputeti i ndjerë Fatmir Xhindi i cili u vra në oborrin e shtëpisë.
Në ceremoninë përkujtimore kanë qenë të pranishëm kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, deputetë të maxhorancës e përfaqësues lokalë.
Nga kjo ceremoni, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re do e zbardhë vrasjen e Xhindit.
“Ne nuk e kemi harruar detyrën që ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit. Jemi të keqardhur që institucionet e asaj kohe nuk reaguan për ta zbardhur çështjen. I bashkohem thirrjes së Andiel Xhindit. Drejtësia e re që po lind do të zbardhë këtë çështje dhe kushdo që guxoi të ngrinte dorë mbi deputetin e Partisë Socialiste do të marrë dënimin e duhur”, deklaroi Balla.
Anduel Xhindi i cili është deputet i PS-së kërkoi të gjenden autorët e vrasjes së babait të tij.
“U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e vrau dhe pse e vrau Fatmirin?! Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë”, tha Anduel Xhindi.
turp nuk ke?
10 vjet , por ju bravo ju qofte nuk e harruat detyren , bravo njerez si ty do ky vend , jo te eci para por ta cojne pas, ke te drejt , qe flet me ate gjuhe ofenduese , se je i sigurte qe mileti nuk eshte ne gjendje te kuptoj marrezite qe thua ti, vazhdoni nje pale vijne nje pale ikin e populli si gjithmone viktime, do vijne ata te tjeret pas jush e do thone , 22 vjet nga vrasja e azemit , por ne nuk e harrojme detyren , ndaj e them qe jeni njesoj , jeni plera qe te gjithe , keni 30 vjet qe i jeni qepur si muti pas kepuce ketij populli , i vodhet i shkaterruat , i ndoqet nga shqiperia, dhe akoma nuk u ngopet , e mos i gezofshi .
Te kete patur dijeni Sokol Olldashi valle?
ik or legen o pler ke 8 vjet ne pushtet kerkon te qendrosh akoma te zbardhesh vrasjet qe i keni ber vet legen katunar kok katror , kush ben politik mer zot ne duart e kujt ka ren ky vend.
Njè provincial banal, ky Balla, kur ndonèse ka kaluar njè dekadè nga vrasja e deputetit, ka guximim tè deklarojè tani se “ne nuk harrojmè”!
Çfarè mund tè harrojè a tè kujtojè, ky sharlatan? Por nè pèrzierjen Rama/Ruçi & Co., ndihet komod dhe thotè çfarè t’i vijè nèpèr mend!
Pèrshèndetje e tè mira,
S.