Opozita shqiptare, pasi dogji mandatet e deputetit tashmë është në rrugë duke protestuar në forma të ndryshme.
Në fillim protestat ishin para kryeministrisë në bulevardin qëndror, dhe hap pas hapi u zhvendosen drejt Parlamentit, ndërsa tashmë po bllokon akset rrugore në 12 qarqet e vendit.
Diskuri i opozitës e cila ka dalë jashtë sistemit politik është largimi me patjetër i kryeministrit Edi Rama nga posti.
Basha dhe Kryemadhi, në të gjithë artikulimin publik si dhe në takimet me partnerët tanë ndërkombëtarë, kërkesën për largimin e Ramës nga kryeministër e kanë mbështetur në akuzat se është në atë post me votat të blera.
Ky është një pretendim që ka lindur dy vite pas daljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve, i pakontestuar gjatë kësaj periudhe nga opozita.
Për hir të së vërtetës nuk mund ta kontestonte pasi si rezultat i marrëveshjes së 17 majit mes Ramës dhe Bashës, opozita mori postet kryesore ministrore dhe të institucioneve që kishin të bënin me zgjedhjet apo me presionin ndaj administratës, për të devijuar votën.
Basha mori ministrinë e Brendshme, të Drejtësisë, të Arsimit, të Shëndetësisë, të Punës, të Financave, të Ekonomisë, zv.kryeministrin, Hipotekën, ALUIZNI-n, KESH-in, OSHEE-në, Burgjet dhe gjithçka qënë kishte të bënte me votën.
Madje Edi Rama si kryeministër që nga miratimi i qeverisë së teknikëve, pas marrëveshjes me Bashën, nuk shkeli asnjë ditë në zyrë deri sa formatoi qeverinë e re, duke e lënë praktikisht drejtimin e qeverisë në dorën e zv.ministres së Bashës.
Asnjë kontestim nuk pati për zgjedhjet e 25 qershorit nga ana e opozitës dhe rezultati ishte i tillë që Rama me 74 vota vetëm të PS mori shumicën absolute të vendeve në Kuvendin me 140 deputetë, duke qeverisur i vetëm.
Pas dy vitesh, Basha dhe Kryemadhi u kujtuan dhe bënë aktin e paprecedent duke djegur mandatet e deputetit, duke dalë jashtë sistemit dhe duke realizuar protesta të dhunshme ndaj institucioneve dhe tashmë me bllokimin e rrugëve nacionale.
Pavarësisht deklaratave të SHBA dhe BE se qeveria dhe Parlamenti janë të ligjshëm dhe opozita duhet t’u rikthehet institucioneve, Basha dhe Kryemadhi jo vetëm që nuk iu përgjigjën kësaj thirrjeje, por kaluan në aktin tjetër ekstrem: Deklaruan bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Opozita kërkon një qeveri tranzitore, pa Ramën kryeministër, duke lënë hapësirë të lirë sipas tyre për çdo qeveri tjetër socialiste me këdo emër kryeministër, vetëm Rama jo.
Basha dhe Kryemadhi e argumentojnë këtë qëndrim, që sipas tyre është i panegociiushëm, se Rama është një rrezik për zgjedhjet dhe sa të jetë ai në këtë post jo vetëm që opozita nuk merr pjesë në asnjë ballafaqim elektoral, por nuk lejon të zhvillohen as zgjedhjet e 30 qershorit.
Madje një ditë më parë, në mënyrë të habitshme, opozita organizoi një tryezë përmes të cilës bëri të ditur platformën të qeverisjes së tranzicionit, pa përcaktuar se kush do të jetë kryeministër apo në qeverisje.
Deviza e opozitës është: mjafton të mos jetë Rama kryeministër. Ndërkohë që me Edi Ramën ulen në tryezë për dialog vetëm si kryetar partie.
Duke qënë se po dëgjohet në të gjitha vaktet e ditës deklaratat se s’ka dialog, negociatë apo zgjedhje me Ramën kryeministër, teksa janë anançuar nga mediat afër opozitës emra të caktuar socialistësh për të qënë kryeministër, me argumentin se janë dhe socialistë të vërtetë, për të qënë koherentë me Bashën, Berishën, Kryemadhin apo dhe zërat e tjerë në PD dhe LSI, ka dhe një emër socialisti, por nga më të vërtetët ama.
Edi Rama e ka treguar se mund të bëjë lëvizje të befta, megjithëse këtë radhë është pak për t’u besuar se mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi ka përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë mandatuar me gati 1 milion vota për të qeverisur i vetëm për 4 vjet.
Ajo që mund të pyesim, në mënyrë të drejtëpërdrejtë Bashën dhe Kryemadhin, është se, nëse në një rast hipotetik Edi Rama pranon të largohet si kryeministër dhe të propozojë një socialist 24 karat siç dhe e do opozita, e “shqetësuar” se në pushtet është “Rilindja”, kreun e Kuvendin Gramoz Ruçi si kryeministër i qeverisë tranzitore, do të ishte e kënaqur?
I plotëson të gjitha kushtet që ka kërkuar opozita, domethënë nuk është Edi Rama, është i pamanovrueshëm nga askush, është i prerë dhe nuk lejon shkelje ligji, madje nuk të fal as sekondin po e kalove minutazhin në podiumin e Kuvendit, si dhe i pakorruptueshëm.
E theksojmë, pasi flasim në një rast hipotetik, pasi Rama as që ka “sy” për të lëvizur nga posti, i cilësuar i ligjshëm por dhe një partner i besueshëm, nga SHBA dhe BE.
Dhe nëse opozita nuk do ta “përthithte” as Ruçin për kryeministër pas ikjes hipotetike të Ramës, postulati i Nastradin Hoxhës i cili pasi u dënua me vdekje kishte vetëm një dëshirë: “Më varni në pemën që më pëlqen mua”,(kujt i pëlqen të vdesë, qoftë dhe në pemën më të bukur në botë), do të ishte i përputhshëm me refuzimin e opozitës, e cila kërkon vetëm pushtet në tavolinë./M.Nikaj
Tani filloi plani B, ai i përçarjes. Hidhet me qitje të largët varianti se bejmë zgjedhje po me nje kryeministër tjetër socialist.
Po këta karagjoza ça do bëjnë me qeverinë dhe Lulin kryeministër që e shpallën dje?
Këta janë bërë për estradë. Mendoj që këta karagjoza mund të kthehen shume mire në humoristë shëtitës, se kështu do na bëjnë për të qeshur kudo që shkojnë tani ne Shqiperi me keto bllokimet e rrugëve.
Kryeministri Rama është më i PD-së se Basha, duke patur parasysh që kur ka qënë antar i kësaj Partie Edi., Luli shkonte në shkollë fillore. Edi Rama kur nuk ka kundërshtuar PD-në, dhe as ka burgosur liderët e saj. Vetëm vota e popullit solli në pushtet Zotin Rama, ndaj vetëm vota mund të bëjë ndryshime në vazhdimsi dhe jo opinionet kot së koti.
E keshillojme Edi Ramen te mos beje gabim te japin doreheqje se Berisha eshte djall dhe bene djallzira
edhe ne socialistet , nuk e duam me per kryetar kte te degjenerum , se nuk e lidh gje kte pler me PSn , ky esht i mir per kryetar balli se i ka per zemer ballistet , ose per kryetar i shoqates se persekutumve se per ata fal bythen pa hezitim , nuk ka me lidhje ky pler me PSn , nese ka debil ne PS qe e voton le ta votoj , me mir ja jap voten SKENDER GJINUSHIT se esht i majt i paster sesa te merem me kte pler qe rreshket si buçe.kti si jap me kurr vot.as mones as lulit .
Edhe ne demokratet nuk e duam Lulin se na çau e na përçau PD-n. Ska me ideale, kane ik demokratet e vertete dhe kan mbet llumi. Luli i katapultua nga Berisha pa patur asnje kontribut ne PD para 2005. Fshiu me fshese demokratet me kontribute dhe la ne PD ata qe i përkëdhelnin sedrën dhe shokët e kunatit.
Nuk e duam Lulin se nuk mblodhi nje kongres te jashtëzakonshëm para se të merrte vendimin e dorëzimit te mandateve.
Duam nje kryetar te ri qe ta bashkojë PD.
edhe ne socialistet , nuk e duam me per kryetar kte te degjenerum , se nuk e lidh gje kte pler me PSn , ky esht i mir per kryetar balli se i ka per zemer ballistet , ose per kryetar i shoqates se persekutumve se per ata fal bythen pa hezitim , nuk ka me lidhje ky pler me PSn , nese ka debil ne PS qe e voton le ta votoj , me mir ja jap voten SKENDER GJINUSHIT se esht i majt i paster sesa te merem me kte pler qe rreshket si buçe.kti si jap me kurr vot.as mones as lulit . jam i mendimit qe SKENDER GJINUSHI te krijoj partin reale socialiste , se kjo qe esht ngjyren nga te kuqe e ka kthyer vjollc , nga PSe esht vetquajtur RILINDJE , kta pushta jan manipulator jan ballista dhe te persekutum qe vjedhin votat e socialisteve duke i mashtru .
bashkohem me ju
Kane kaq kohe qe po na cajne bythen me qeverine trenzitore te pjelle nga koka e Bashes. Ngulin kembe si mushka sepse nuk kane rruge tjeter pasi ne te kundert do dalin si bythqira qe te gjithe dhe ne fakt ashtu do dalin sepse ashtu jane. Duan ti qendrojne deri ne fund kesaj ideje sepse jane te dhjere perpara elektoratit te tyre. Nese do isha une do vazhdoja ne kete linje qe eshte deri tani. Asnje leshim per ta. Ju eshte kerkuar disa here per dialog por ata duan te vendosin kushte sepse e kuptojne fare mire qe Rama jo vetem keto zgjedhje do dale i pari por edhe ne zgjedhjet e pergjithshme po ashtu. Duke e parandjere kete gje,humbesit e PD duan te kufizojne dhe zgjedhjen e Kryeministrit ne jo me shume se dy here. Une kam nje bindje ashtu sic 8 frikesohet opozozita Rames se nese ne do pranohemi ne BE ,Qershor apo Shtator qofte Rama zbret nga posti ne 2050. Luli i shkrete thur plane dhe shikon endra ne diell se do jete kryeministri i ketij timit.
Perse opozita nuk kerkon ndryshimin e ligjit elektoral qe te zgjidhen direkt nga populli pa listat e tyre te famshme?.Atehere do e shohe kjo klase politike te ashtuquajtur te majte e te djathte,se ku do e kete fundin.Jepini voten e vertete popullit o ushujza se e di ai ke do.
Rama duhet te largohet vetem me vote dmth me metoda demokratike jo me dhune.Gjate gjithe viteve te tranzicionit ndiqet e njejta politike nga partite ne pushtet prandaj nuk mund te presesh nje rezultat te ndryshem ne favor te shoqerise.Ne se mendohet se shteti po bie me korrupsionin etj probleme dhe dakortesohet per qeveri transitore,ateher duhen gjetur njerez jashte politikeberesve se deritanishem apo partive,shqiptare te kudondodhur , intelektual ,te cilet duan te ndihmojne vendin e tyre.Edhe dikur 10% teorikisht te Jane te verteta cfare thone Bashaberisha+m ,ne praktike ata Jane nje lloj te korruptuar dhe pjese e problemit ,keshtu qe sa me shume ushtrojne dhune aq me shume largohen njerzit prej tyre.Zhgenjimi nga Rama ,i cili nuk plotesoi detyrat per futjen me BE ,por u njehesua me politiken e vjeter duke u zvarritur per perfitime personale ,i la te pa shprese shqiptaret.
Si luli i pd dhe pandi i ps duan shesh te bejne pershesh, po dade, milo dhe compania bella qe per nje kocke hane t’an si mund tja falin Rames qe ju prishi pazarin e kermes nje here ti nje here une. Shikoni cfate ndodhi ne Brazil dhe analogjia eshte si dy pika uji. Te majte, Lula dhe company bashke me te djathten historike te korruptuar braziliane nje nje kompromis per korrupsion te pandeshkuar. Revolta e shoqerise e kanalizuar ne kutitie e votimit solli nryshimin politik , Lulen dhe Rousef ne burg dhe te djathen e atrofizuar ne shtepi. Beni Bushatin kryeminister, nen drejtin e tij Shqiperia per here te pare pas 90 votoi kunder SHBA ne OKB, me te ne krye te qeverise e kemi te sigurte nje vend pas Bjellorusise.
Oposita? Çfar do oposita? Do te marr qeverin, shum mir te fitoje sgjedhjet e te qeverisin vendin, por keta e din shum mir qe Populli nuk i voton prandaj don qeveri ne tavolin, kshtu nuk ka, Bashen nuk e voton njeri. Hajdutet nuk marrin ma vot te Popullit Shqiptar.
NESËR PO TE FILLOJNË VOTIME UN JAM I BINDUR QE RAMA FITON EDHE SI QYTETARË I THJESHTË PER 20.VJET DHE MALOKËT TE PIRDHEN ME GJITHE E SAL LULMON KURVAT SË NA CANE MENEREN SHPELLARE INJORANTE TE PA GDHENDUR.
undefined
Rama te rri aty ku eshte sepse dua te shoh qesharakun cdo 2 jave te dali me budalliqe nga me te ndryshmet.. Eshte kreativ kur vjen per klloun.. Rri e rri dhe del me ate qe sta thote mendja per gallat.. Do dali si politikani me I deshtuar I historise shqiptare.. Eshte bere si lolo.. Dukej me I zgjuar kur sfliste..
Mero mos i ngatero gjerat,Gramozi eshte kryetar parlamenti,eshte njesoj z.Mero sikur te thoni po presidentin I lir Meta opozita eshte dakorte te jete dhe president dhe kryeminister i qeverise tranzitore.Une z.Mero e kuptoje shume mire se ju keni mardhenie shume te mira me kryeministrin po je deri aty sa te beheni pale me te ne kete pisllek politik ku po e zhyt vendin Edi jote.
Po ke kane lene keta pa baltosur , qe sot e duan kryeminister z Ruci, kriminel , Ditmiri ditezi , faqezi , Majko hajdut i vogel me tre milion euro ne Qipro .Nano kriminel ,hajdut kushdo te jete apo te behet kryeminister keta s’e pranojne jo se nuk e duan vertet , por skane sy e faqe te ballafaqohen me popull me keto qe kane bere ,dhe po bejne .
Politikanet shqipe skane asnje ndryshim me politikanet afrikane arabe politikane zuzululymunu qe humbin zgjedhjet por nuk ikin pa dashte me shkatrru shtetin ngjiten pas politikes si bagla per asfalte.Ne çdo vend te botes se civilzuar sado pak kryetari qe humbe zgjedhjet nuk duket ma kund as ne oborrin e partise.
E ashtuquajtera PD ka qene, eshte partia me regresive ne historin e Shqiperise
Mediokriteti eshte ulur kembe kryq dhe udheheq kete parti drejte shperberjes
Shperberja e PD do te jete fitore per Shqiperin dhe progressin
SE PARI MIRENJOHJE ZOIT NIKA PER REALITETIN E PASTER E TE PA ANSHEM QE KA THENE. OTO QE THUA TI BERISHA E BASHA I DIN MIR POR I BEJNE KETO LOJERA PER TA PENGUAR RIZGJEDHJEN E RAMES. AJO QE PO NDODH ME RAMEN NE SHQIPERI KA RRETH TRE VJET QE NDODH ME TRUMPIN NE AMERIK E MEGJITATE AI JO VETEM NUK KA LUAJTUR NGA ZYRA POR PRGATITET TE UDHEHEQI VENDIN EDHE NJE MANDAT TJETER DHE AJO NUK DISKUTOHET QE DO NDODHI SE ATE POPULLI E DON DHE RESPEKTON SI PATRIOT TE MADH DHE EKONOMIST SHUM TE MIR. EDHE RAMA TE DOJE TE LARGOHET NUK E LEJOJME NE QE E VOTUAM. NE NUK DUAM KRYEMINISTER GUR VARRI SI ILIR META PRESIDENT. GURET E VARREVE NE QEVERRISJE U DUHEN KRIMINELAVE DHE ARMIQVE TE POPULLIT E SHQIPERIS SI BERISHA E BASHA.