Bindja Demokratike tmerron Lulin, i vërsul aleatin

3 Maj 2019, 14:34Politika TEMA

Vendimi i forcës së re politike, Bindja Demokratike, për të marrë pjesë në zgjedhje duket se ka tmerruar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili i ka vërsulur një prej aleatëve të tij.

Mësohet se Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, me kryetar Ylber Valterin, aleat i Bashes, ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor ankimin në të cilin kërkon çregjistrimin e Partisë “Bindja Demokratike”.

Në argumentet ligjore, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar thekson se vendimi i gjykatës i paraqitur në KQZ nga ‘Bindja Demokratike’ nuk kishte marrë formë të prerë.

“Vërtetimi i gjykatës, i paraqitur në KQZ nga Bindja Demokratike nuk ka marrë formë të prerë.   Duke futur në garë, në kundërshtim me ligjin për partitë dhe Kodin Zgjedhor, organizata politike të paregjistruara në Gjykatë, KQZ cenon kushtet e barabarta në zgjedhje dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor thotë qartë se “për të marrë pjesë në zgjedhje një parti duhet të paraqesë vërtetimin e regjistrimit në gjykatë”, gjë që Bindja Demokratike nuk e ka, sepse vërtetimi i paraqitur nuk është i formës së prerë. Deri në 23 prill 2019, kur ishte afati i fundit për të dorëzuar kërkesat në KQZ, Bindja Demokratike nuk ekzistonte si parti, prandaj pranimi I saj në zgjedhje nga KQZ është I paligjshëm”, theksohet në argumentet e PBDSH.

2 komente në “Bindja Demokratike tmerron Lulin, i vërsul aleatin”

  1. ¬ says:

    Fushata elektorale pa PD-në, është lajm i mirë për partit e vogëla.

  2. Xhoxhi says:

    Ju jeni gomerë fare ore.Po pse juve do ju pyesin të votojnë apo jo?Ata do votojnë për tja u dhjerë surratin juve që keni frikë të hyni në zgjedhje.Ata do hyjnë në zgjedhje dhe do dalin shumë më mirë se sa juve sepse ju i tradhëtuat intersat e vendit.Ata do votojnë do kërkojnë atë që ju si dini fare dhe do jenë më të nderuar se ju.Ju mbaruar dhe ndërtesa në lana do jetë vetëm për ahengje dhe jo për punë partie ose hapni ndonjë bordella të punësoheni si parti…Shqiptarët duan punë,duan roga e pensione më të larta,dua jo krime,jo vrasje,jo drogë ndersa ju doni pushtet që jeni llumi i shoqërisë.Po ti zinit rrugën Ramës për pensionet,rrogat,për statusin e minatorit ,naftëtarit etj etj do ju vinte gjithë shqipëria mbrapa por hiq Spiron dhe ver Vangjelin populli nuk e ha atë..Puna juaj mbaroi prandaj lërini të tjerët të punojnë dhe ta heqin Ramën me votë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje