Mjegull, re dhe shi, avioni u përplas në kodrën mbi Torino dhe mes 31 personave të ndarë nga jeta ishin 18 futbollistë e zyrtarë të klubit, shkruan Telesport.
Ishin “Gli invincibili”, të pathyeshmit e Grande Torino, skuadër klasi, me burra të vërtetë, udhëhequr nga kapiteni Valentino Mazzola, një lider i vërtetë në fushë dhe jashtë saj, saqë një herë lojtarët shkuan te presidenti legjendar Ferruccio Novo dhe i kërkuan që Mazzola të kishte rrogë dy herë më të lartë se lojtarët e tjerë.
Kampionë gjatë luftës, kampione në vitet 1946, 1947, 1948 e 1949… Do kishin vazhduar gjatë, do kishin vendosur me shumë gjasa rekordin me të cilin krenohet tani Juventusi, por fati nuk deshi që të ndodhte.
Dje, në derbin Juve-Torino, edhe tifozët e Juves lanë mënjanë rivalitetin dhe shpalosën një parullë gjigante për të kujtuar Grande Torino, skuadra që ishte boshti dhe krenaria e Italisë në botë.
rip