Rama: Forca të brendshme politike përpiqen çdo ditë të pengojë hapjen e negociatave

5 Maj 2019, 12:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se ka forca të brendshme politike në Shqipëri që përpiqen të pengojnë hapjen e negociatave.

Gjatë një takimi me veteranë, kreu i qeverisë tha se rekomandimi për hapjen e negociatave është bërë vitin e shkuar pa kushte.

Më tej Rama u shpreh se “ne do të bëjmë gjithçka të marrim vendimin pozitiv mundësisht në qershor por brenda këtij viti”.

“Një forcë e brendshme është përpjekur dhe përpiqet çdo ditë të pengojë hapjen e negociatave duke e kthyer këtë objektiv kombëtar në një argument të retorikës së ditës. Ne vjet morën rekomandimin pa kushte dhe po vjen, Këshilli Evropian vendosi që për arsye të brendshme në disa prej vendeve të BE-së, kjo temë të adresohet qershorin që vjen.

Po vjet, Këshilli Evropian vendosi që pavarësisht se negociatat nuk u çelës zyrtarisht, procesi i hulumtimit që nis me çeljen zyrtare të negociatave të fillojë, ka filluar qysh vjeshtën e shkuar. Dërdëllisin lart e poshtë për të çakërdisur dynjanë, Shqipëria ka nisur një proces që kanë nisur të gjitha vendet pasi kanë hapur negociatat.

Rekomandimi shkon në Këshillin Evropian i përbërë nga 28 vende anëtare, të cilat vlerësojnë rekomandimin në nivel politik dhe vjet ishin shumica dërrmuese e vendeve që e pranuan rekomandimin dhe kërkuan hapjen e menjëhershme të negociatave.

Mjafton kjo për të kuptuar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë të asaj që bën një vend për integrimin dhe asaj që vendet e tjera bëjnë në varësi të proceseve të tyre të brendshme.

Nga ana tjetër me shumë rëndësi është të kuptohet që Shqipëria do të ishte kokëulur në rast se Komisioni Evropian do të kishte rezerva. Ne do të bëjmë gjithçka të marrim vendimin pozitiv mundësisht në qershor por brenda këtij viti, tha Rama. (TemA)

 

 

 

 

5 komente në “Rama: Forca të brendshme politike përpiqen çdo ditë të pengojë hapjen e negociatave”

  1. suede says:

    po pse se fut ne burg forcen tjeter, ti e di mire qe forca tjeter eshte bere per burg 20 vjet perpara, kroacia sllovenia bullgaria romania kan futur presidenta ne burg per tu bere krah europes, ne qe jemi shteti me i kurruptuar i europes nuk kemi asnje ne burg, kshuqe boll se na ke bere me dhimbje koke.

  2. sapa says:

    Moshapjen e negocjatave e pengoni ju te gjithe qe nuk beni dot shtet!Dhe me berjen shtet nenkuptohet arrestimi i peshqve te medhenj duke filluar nga ju te paret!

  3. AQIFI says:

    Mundohu te besh dicka per “bark tharet” e mjere ..! Ne Europen e skllaverise po jetojme dhe e dime me mire se ty se c`eshte ne tye vertete ..!

  4. lagja.brrakes says:

    Po si re. E ke qelb vete ka gjith nahite me shtet te korruptum ne palce, me eksport krimi, me kriminalitet qe ka kap per fyti shtetin. Ene e paskan forcat e mrenshme. Ti e ke shtetin je e vetmja force po ate se perdor me bo detyrat e shpise po me rujt sumen tate.

  5. Detari says:

    cdo dite dhe ngjason me babane tend Erdogan o ramut turkoshaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje