FOTOT/ 5 maji, Basha: Ditë reflektimi për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur lirinë, për të shkohet në betejë çdo ditë

5 Maj 2019, 11:46Politika TEMA
FOTOT/ 5 maji, Basha: Ditë reflektimi për t’u bashkuar dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë zhvilluar homazhe pranë Monumentit Nënë Shqipëri.

Në fjalën e tij para mediave, Basha tha se për lirinë dhe vlera te saj luftohet në çdo kohë, ndërsa ka përkujtuar edhe shqiptarët e vrarë në trojet e Shqipërisë etnike në luftërat e tyre për liri.

“Është një ditë reflektimi për t’u bashkuar për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë.

Përulemi me respekt përpara dëshmorëve të luftës antifashiste. Kujtojmë sot me dhimbje të madhe të gjithë ata që pasi sakrifikuan për lirinë kombëtare ranë fli e kthetrave të diktaturës gjakatare që shkatërroi, përdhunoi dhe vrau lirinë e qindra familjeve shqiptare.

Përulemi sot para bijve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Preshevës që luftuan në luftërat e fundit çlirimtare. ”, tha Basha.  (TemA)

2 komente në “FOTOT/ 5 maji, Basha: Ditë reflektimi për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur lirinë, për të shkohet në betejë çdo ditë”

  1. Pedro i ri says:

    Ushtaret e UCK Basha dhe Berisha i tradhetuan we ne fillim te levizjes per clirim

  2. sab says:

    po idioti cdo atje, si e paska lene Saliu te shkoje te deshmoret e atdheut, se Saliu eshte saerb dhe ballist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje