A duhet të ç’regjistrohet si parti politike Partia Bashkimi Demokrat?

4 Maj 2019, 20:11Politika TEMA

Në debatin e ditës për kërkesat që Partia Bashkimi Demokrat vazhdon të depozitojë në KQZ e që s’dihet se si do përfundojnë, na u desh të konsultonim ligjin për partitë politike.

Ligji kërkon 3.000 firma që një subjekt të regjistrohet në gjykatë si parti politike. Por,  “3.000 firma” nuk nënkupton që duhen 3.000 shqiptarë që t’i japin të drejtën Valterit që të regjistrohet si kryetar partie. 3.000 firma shqiptarësh nuk duhen vetëm për regjistrim. 3.000 nuk janë firma, janë anëtarë të subjektit të ri politik që bën kërkesë të regjistrihet në gjykatë si i tillë.

Por nëse vijojmë arsyetimin që duhen 3.000 anëtarë për t’u regjistruar, atëherë duhet të nënkuptojmë që subjekti politik që bie nën 3.000 anëtarë pushon së qeni subjekt politik dhe duhet ç’regjistruar si i tillë.

Ky vend mban 81 parti politike. Tani bëjmë pak llogaritë.

Sikur nga 3.000 anëtarë të ketë secili subjekt pilitik, me perjashtim të PS që deklaron mbi 133.000 dhe PD që me gojen e Jemin Gjanes deklaron 103.000 dalin 473.000 shqiptarë të anëtarësuar në parti politike.

Tani lind pyetja, janë gjysëm milion shqiptarë të angazhuar politikisht, apo kemi nga njëra anë inflacion shifrash të dy partitë e mëdha dhe nga ana tjetër nja 60 parti tepër…?

Shqipëria nuk ka asnjë databaze për anëtarësinë partiake. Ka ligje që thonë  për shembull “përjashtohen nga kandidimi anëtarë të partive politike”, por nuk ka asnjë mënyrë që të verifikohet qënia anëtarë partish politike.

Ky vend me kaq shumë parti politike, duhet të ketë një regjister publik anëtaresie. Ky regjister do i shërbente edhe cilësisë së anëtarësisë. Sepse anëtarësimi do ishte angazhim publik.

Janë gjëra që i takojnë komisionit të Reformës Zgjedhore. Aty duhet futur si çështje, rregullimi dhe plotësimi edhe i ligjit të partive politike, i cili ka dispozita për regjistrimin. Por nuk ka dispozita për ç’rëgjistrimin e partive politike nga regjistri.

Regjistri sot mbahet, por nuk administrohet nga gjykata.

Administrimi i regjistrit nuk i duhet lënë gjykatës, pasi gjykata vepron dhe vihet në lëvizje nga palët. Administrimi i regjistrit (eventualisht dhe update), i duhet lënë një organi ekzekutiv.

KQZ mund të jetë përgjegjes për rregjistrin, meqë procesi është i lidhur me legjitimimin e subjekteve politike për të hyrë në zgjedhje…

Dhe pastaj është kollaj të arsyetohet për partitë fantazem, që KQZ nuk u gjen dot më as adresën e selisë.

Unë s’di se ç’janë ata 4.000 anëtarët e deklaruar nga Bindja Demokratike. E vetmja liste anëtaresie që sot është në duart e të gjithëve, por, nëse kanë qënë anëtare të PD-së, i bie që sot PD ka 4.000 anëtare më pak…!

Si reflektohen këto shifra tek tabelat e Lulit? A reflektohen këto shifra nga Jemini i Lulit?

Kur është regjistruar partia Bashkimi Demokrat ka pasur 3.000 firma = 3.000 anëtarë. Këta janë po aq?  Janë po ata???

Dmth kanë qënë të pavdekshëm të gjithë?

Kjo mund të jetë detyra e gjykatës SOT.

Sa anëtare ka sot, partia  e Valterit?

Si verifikohet ky fakt?

I deminstron dot Valteri sot 3.000 anëtarë?

Si do ja bëjë nëse ia kërkon KQZ-ja ose Gjykata, ose Kolegji? Apo do ja japë Luli borxh sa të kalojnë këto zgjedhje?(CNA.al)

3 komente në “A duhet të ç’regjistrohet si parti politike Partia Bashkimi Demokrat?”

  1. ¬ says:

    Është vështirë të formosh një Parti politike, përsa i përket ç’regjistrimit., gjë që ndodh vetëm nëse përmban terrorist ose munges transparence në financim.

  2. Eraklio says:

    CNA AL osh bo si THE GUARDIAN. TE ZBERTHE BRINJET PO TE FUTI NE SHENJESTER. BRAVO. KJO O GAZETARIA E VERTET DHE JO AJO E SERVILAVE QE TE RUN TRAPIN. VIVA CNA.AL.

  3. Flutura says:

    Duhet urgjentisht te cregjistrohet vetvendosja, qe ka marre urdher qe rremujen ta cvendose nga Kosova ne Shqiperi.
    Jemi dy shtete te ndryshme; kur te bashkohemi, le te zgjerojne partine edhe ne Shqiperi. Turp per gjykatat qe pranuam ta regjistrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje