90 ditët e burgut të Martin Lekës, gazetari i “Koha Jonë” kujton ngjarjen e çerek shekullit më parë: Dënim politik, Sali Berisha refuzonte të më lironte edhe pas presionit të madh ndërkombëtar

4 Maj 2019, 15:43Politika TEMA

Çerek shekulli më parë gazetari i “Koha Jonë”, Martin Leka fitoi lirinë. Ai ishte dënuar me burg dhe si sot në 4 majin e 25 viteve më parë la qelinë.

Martin Leka thotë se shkrimi në gazetë ishte sebepi, por në të vërtete sipas tij, dënimi ishte politik. Leka kujton se presioni ndërkombëtar e detyroi Presidentin e kohës, Berisha, për të lëshuar dekretin.

Si sot 25 vite më parë pas tre muaj në burg gazetari Martin Leka do të rifitonte lirinë. Burgosja erdhi si pasojë e një shkrimi në gazetën “Koha Jonë”, në Dhjetor të vitit 1994, ku tregohej se si qeveria e kohës përmes një urdhri të brendshëm sekret u hiqte ushtarakëve mbajtjen e armëve jashtë reparteve paçka se ligji i miratuar në Parlament ua lejonte.

Në një intervistë për Top Channel, Martin Leka, tregon arsyen e vërtetë të burgosjes.

“Shkrimi ishte sebepi, sepse “Koha Jonë” kishte një valë të gjerë persekucioni psikologjik, por edhe real. Ky ishte një akt i mirëfilltë politik që kishte lidhje me lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Një akt kundër lirisë së gazetës “Koha Jonë”. Aleksandri doli i pafajshëm dhe u lirua nga salla e gjyqit dhe unë u dënova me 2 vite e gjysmë burg”, tregon ai.

Muhamed Veliu: Cilat ishin akuzat ndaj jush?

“Ishte nxjerrja e sekretit shtetëror. Më pas në Gjykatën e Apelit që u zhvillua në prill, përsëri u dënova me një vit e gjysmë burg nga një trup gjykues i kryesuar nga Prel Martini, kryetari i Gjykatës së Apelit. U dënova prapë me të njëjtën sasi burgu, por tashmë me një akuzë të ndryshuar: Shpifje e fyerje, dhe iku akuza për sekret shtetëror”, përgjigjet ai.

Kjo foto brenda në qeli është e vetmja dëshmi e ditëve në burg për Martin Lekën po jo i vetmi kujtim që dëshmon se edhe në Shqipëri megjithëse kishin fryrë erërat e demokracisë, atij nuk ia kursyen 90 ditë burg. Lirimi erdhi pas një dekreti nga presidenti i kohës Sali Berisha.

“Në një ditë të vetme, Sali Berishës i kanë shkuar në Presidencë 84 fakse që kërkonin lirimin e gazetarëve nga burg. Kështu që ishte një presion i madhe ndërkombëtar, Organizata Botërore e Lirisë së Shtypit, Reporterët pa Kufij, kryeministra, qeveri, shoqata nga të gjitha vendet e botës. Ai ishte në një presion të madh. Por në rastin e ditës së lirisë së shtypit, është gjetur dita si festë. Sepse ai kërkonte ta çonte këtë dekret në festat e nëntorit. Nuk mendoj se ishte çështje reflektimi, por ishte diçka e detyruar”, shprehet Martin Leka.

Fotot e Martin Lekës në qeli dhe gjatë procesit gjyqësor në miniekspozitën me foto të historisë së “Koha Jonë”, ruhen me fanatizëm nga botuesi kësaj gazeta Nikoll Lesi.

“Ajo ka qenë një ngjarje shokuese për median e lirë. Ka bërë burg të padrejtë për lirinë e medias, fjalën e lirë, bashkë me Aleksandër Frangajn. Të dy ishin të dënuar me burg. Është një ngjarje që sa herë e kujtoj na bën të rithemi se lufta e medias së lirë, sidomos e gazetës “Koha Jonë”, e cila ishte e vetmja gazetë e kohës përballë frontit të pushtetit të kohës, ishte një betejë mes fjalës së lirë dhe pushtetit”, tregon Nikoll Lesi.

13 komente në “90 ditët e burgut të Martin Lekës, gazetari i “Koha Jonë” kujton ngjarjen e çerek shekullit më parë: Dënim politik, Sali Berisha refuzonte të më lironte edhe pas presionit të madh ndërkombëtar”

  1. cudia says:

    Lesi na shkruaj ndonje artikull tani se si i burgos Rama gazetaret. Te gjith shpifin kriojojne dokumenta fallco dhe askush nuk futet ne burg.

  2. Loni says:

    Me ato 90 dite ka 28 vjet qe ha buke ky……..

    1. Nul Noka dhe Paloka says:

      Ai te pakten ka bere diçka dhe ha buke me ate qe ka bere. Por lere atë. Ti or ti, qe rron kot, dhe ha buke kot. Gallof.
      Edhe ai Loni prej betoni e beri nje gje, dhe i ngriten nje gje prej betoni.
      Ndersa ti je “Loni ta harroni”.

  3. Bujari says:

    Frangaj e ka harru ate kohë ne këmbim te pareve o Martin.

    Burgosje e dru ne protesta kane ngren gazetaret ne ate kohen tone që tani esht harruar.

  4. pirua says:

    Mire, Martin, une e mbaj mend, por Aleksander Frangaj, shoku yt i ngushte, valle e mban mend?! E shikon ku eshte Aleksandri? Milardiere e ndryshoi pllaken , bile dhe varrin do ja bejne me flori. Demokracia eshte te dredhesh bythen sa here te ngec qe te te dali prape si i doli Aleksandrit qe eshte bere si zgarro.

  5. Fuksi says:

    Akoma sun e ke marr vesh, ta ka fut nukoll lehsi

  6. njaci says:

    Po Nikoll LESHI e di kete, po ate qe dogji gazeten Koha Jone……

  7. Muli says:

    E harruat atë gazetarin tjetër më emrin Bardhok që e futi shiku në dhe deri në fyt, dh e e la aty për të vdekur. Por shpëtoi nga disa fshatarë që e gjetën. Aq të madhe e ka dramën ai gazetari, sa hoqi dorë nga gazetaria. Tank dëgjon pordhët e gjithë ka a ni t dhe askush si kërcënon.

  8. Koha nuk asht ma e jona says:

    Martin i dashur. Te gjitheve na vinte shume keq per ate qe te ndodhi sidomos ty ty duke pase parasyshe se cfar njeri i mire ishte ti. Per ate legenin Frangaj askush nuk ndjente asgje, pervec faktit qe denimi i gazetareve ishte nje ogur i keq.
    Te garantoj se ka te dhena te sigurta se ate burg e keni peshqesh prej Nikoll LesitDo te bindesh.

  9. Spahiu says:

    PO PSE JU BESONI SE KY HIÇMOSGJEJA MARTIN NUL LEKA KA MET THATE DHE PA FITU GJO? GABONI. ME ATO 90 DITE, SI THOTE LONI, MARTINI I LEKAJVE JO VEÇ KA 28 VITE QE HA BUKEN KOT NGA QE ESHTE THELBESISHT I PAAFTE, POR KA BO PARE E SHTEPI PA HESAP. KA BO PASUNI E KATANDI PA SHPENZU ASIGJO VEÇ DUKE SHFRYTZU 90 DITET E BURGUT ENE PERKUJDESJEN E FRANGAJT QE E BONI NENDREJTOR TE PERGJITHSHME TE RTSH, KU ASHT ENE SOT FALE DORES SE NGROHTE TE FRANGAJT ALEKSANDER DHE ILIR METES SE LSI, ME TE CILIN KY MARTIN GAGAÇI U BASHKU.
    PO SBESONI SHKONI NE KLSH DHE KERKONI NJE RAPORT KONTROLLI TE HARTUAR NGA INSPEKTORI KLODIAN GLLAVA QE ISHTE NE KRYE TE GRUPIT TE KLSH QE KONTROLLOI RTSH. DO SHIHNI ZULLUMET E BERA NGA ZV. DREJTORI MARTIN LEKA. KY RAPORT I KALOI PER NDJEKJE DHE PROKURORISE POR PATI FATIN E ATIJ TE ARTUR ZHEJIT. U VARROS PER SE GJALLI FAL NDERHYRJES SE LIKE FLORINIT…KA ENE TE TJERA ZULLUME TE KETIJ FARE MARTINI QE ENE NE BURG HYRI PER NJE SHKRIM QE E KISHIN BO TE TJERE ME MIRATIM TE TIJ PER ME I VU EMRIN E TIJ. KY ESHTE MARTIN DHJAKSI QE SOT NGREFET SI PALL PER 30 DITET E BURGUT QE DO I KET DEKORATE PER TE SHTY ENE KTO VITE PUNE QI KAN MET. PROFESIONIST I PAAFTE, GAGAÇ SHEMBULLOR DHE PERFITUS I PANGOP OSHT KY HEROI I MEDIAS LESI PAL NIKOLL.

  10. Pandi Korce says:

    Prel Martini, qe kur i vune dinamitin per poshtersite pafund ne vendime skajshmerisht te padrejta, se kishte mburojen e S.Berishes, veprimin e pare qe beri, uli thaset me para e pastaj ne rrugen e dyte, te bijen.(Gruaja u ul vete).

  11. Kukuleci says:

    Zoti Leka jo ne dhjetor te 94 por ne dhjetor te 93 ,te paska lene pasoje burgu,te te rroje shpellar berisha.

  12. Laku says:

    Me siguri Nikoll Leshi me siguri qe duhet te kete gisht ne arrestimin e burgosjen e tij,kjo reflektohet mesemiri qe ai ka qene jo gazetar por qenushi Lesi nen urdherat e kryekimit Berishe!Shikoni qendrimin prej gazetari te vertet te Frok Cupit !E pra qe ti gjeshe rrenjet Saliut duhet se pari ti mbyllesh vrimat e miut!Ja pra perse sistemi gangsterial mbeshtetet gjithe tek Prenget,gjonet,lleshet,e Preçet ,sepse ata dhe vetem ata mund te jene te gatshem gjithnje per shkaterimin e mostabilizimin e ketij vendi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje