Papa Françesku mesazh para vizitës në Maqedoninë e Veriut: Ia kushtoj Nënës Terezës

4 Maj 2019, 14:41Politika TEMA

Papa Françesku, në prag të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, më 7 maj në Shkup, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Në mesazhin e tij ai shprehet se vizitën ia kushton një shenjtore të madhe, Nënës Terezës, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila me ndihmën e Perëndisë, u bë misionare e guximshme e Krishtit në botë, duke u dhënë shpresë dhe dinjitetin të varfërve.

Mesazhi i Papa Françeskut

Të dashur vëllezër dhe motra nga Maqedonia е Veriut,
Nëpërmjet këtij mesazhi të shkurtër, dua të shpreh gëzimin dhe miqësinë që ndjej për njerëzit tuaj dhe kishën që ekziston në vendin tuaj.

Sot, më shumë se kurrë, ka nevojë që në Evropë dhe në mbarë botën, për të zhvillohet një kulturë e përbashkët, një kulturë e vëllazërisë, unë do të vij në mesin tuaj.Unë jam i sigurt se vendi juaj është i mirë.

Në fakt, bukuria e veçantë e vendit tuaj, është për shkak të kulturave të ndryshme, etnive dhe feve që jetojnë në të.

Sigurisht që bashkëjetesa nuk është gjithmonë e lehtë, ne e dimë atë, por ja vlen që të investohet në përpjekje, për shkak se mozaikët më të bukura janë ato që kanë shumë ngjyra.

Vizitën time ia kushtoj një shenjtore të madhe, një bije të vendit tuaj, Nënës Terezë, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila me ndihmën e Perëndisë, u bë misionare e guximshme e Krishtit në botë, duke u dhënë shpresë dhe dinjitetin të varfërve.

Të dashur miq, le të përgatisim takimin tonë me lutje që ky takim të jetë i mbushur me paqe dhe të mira për të gjithë njerëzit tuaj.

Qofshi të bekuar nga Perëndia!

(BalkanWeb)

1 komente në “Papa Françesku mesazh para vizitës në Maqedoninë e Veriut: Ia kushtoj Nënës Terezës”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    mire se Nene Tereza,por c’lidhje kane dobicet e sulltan muratit…………….!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje