Kryedemokrati Lulzim Basha u shfaq i revoltuar në ditën ndërkombëtare të shtypit ku artikuloi rrezikun që i kanosej medias dhe kritikonte kryeministrin Edi Rama për sulmet ndaj gazetarëve të tjetër.
Ai bënte fajtor sërish shefin e qeverisë ku sipas tij gjendja e përkeqësuar e medias ka sjellë zgjedhje të blera, drejtësi politike, gazetarë të censuruar.
Por duket se vetë Basha i harron shpejt deklaratat që bën.
Veç disa orë para kësaj deklarate, Basha prononcohej se media në Shqipëri është e shitur duke bërë thirrje për bojkot ndaj saj.
“Mos i mërrni shqiptarët për budallenj! Ekranet tuaja janë të djegura. Bojkoti ndaj jush është përgjigja më të cilën shqiptarët do t’ju kthejnë reston. Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve dhe që cilët janë bërë sot veglat e autokratit më të korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit, njeriut që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë dhe që e trajton Elbsanin dhe Shqipërinë si çiflig”, shprehej Basha duke sugjeruar bojkotin.
Ndërkohë, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Basha zgjodhi të dalë edhe kundër deklaratës së tij.
Ndër të tjera ai tha:
“Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira.
Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurtë, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licensa dhe favore të tjera qeveritare.
Gjendja e përkeqësuar e medias në Shqipëri u reflektua me rënien me 7 vende në indeksin botëror të Lirisë së Medias, në raportin e së cilës shprehet shqetësimi “për kapjen e mediave dhe përqendrimin e tyre në duart e një grushti biznesmenësh”.
Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik është problemi kryesor që i ka ulur medias besueshmërinë tek publiku dhe ka bërë që 80% e gazetarëve të shprehen se nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.
Pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Gjithçka është reduktuar tek “KUR dhe “KU”, sepse pyetjet e tjera çojnë tek pushteti, tek qeveria, tek bashkia, që u japin pronarëve tendera, reklama, leje ndërtimi, licensa e favore të tjera.
Nëse do të pyesnin: PSE nuk hetohet dosja 339 dhe dosja 184, SI u bë tenderi i Unazës së Re, KUSH përfiton nga lejet e ndërtimit për kullat në Tiranë, mediat do të kishin zbuluar se prapa vjedhjes së zgjedhjeve, vjedhjes së taksave, grabitjes së pronës publike, qëndron Edi Rama dhe Erion Veliaj, kampionë të blerjes së medias.
Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.
· Zgjedhje të blera
· Drejtësi politike
· Gazetarë të censuruar
Vullneti i qeverisë është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.
Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë. Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit”, shkruante Basha. (TemA)
O zot shyqyr qe tkemi re Bash,Sa i qut qe je ,i ke bo krenar momen e baben qe te kane le,se ai i partise eshte bo pishman shume qe te kooptoi ty si goopist ne krye te partise