“Mesazhet e Luftës Antifashiste janë mesazhe që ne duhet t’i përcjellim me ngulm dhe pas asnjë lëkundje, tek të gjithë përfaqësuesit e gjeneratës tjetër dhe tek çdo vajzë e djalë që lind e rritet në këtë vend, që nuk do të ishte kurrë ky që është sot pa Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.”
Kështu u shpreh sot, kreu i grupit parlament të PS, Taulant Balla, në Ceremoninë e organizuar me rastin e festimeve të 5 Majit në Muzeun Kombëtar, duke shtuar se refuzon cdo përpjekje që guxon të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste.
“Ne refuzojmë me vendosmëri çdo përpjekje që guxon të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste, nga çfarëdo anë që ajo vjen. Prej 28 vitesh vijojnë përpjekjet e dështuara të nxijnë LANÇ, por nuk ja kanë arritur dot. Dhe nuk do t’ia arrijnë edhe së fundmi. Nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo qeverie shqiptare”, vijoi Balla.
Deputeti socialisth theksoi se Partia Socialiste bën të gjitha përpjekjet, duke e çmuar pa asnjë ekuivok rëndësinë madhore të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, jo vetëm si një faqe e lavdishme e historisë sonë kombëtare, por si burim idealizmi dhe ëndrrash për të ardhmen.
“Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e saj në Qeverinë qëndrore dhe ato vendore janë të angazhuar në kujdesin për varrezat e dëshmorëve në cdo qytet, kujdesin për lapidarët në kujtim të heronjve. Ligji që sapo kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë “Për Statusin e Dëshmorit” është një konfirmim i këtij angazhimi të vazhdueshëm tonin”, tha ndër të tjera Balla në fjalën e tij.
Me ne fund, folet! Lavdi deshmoreve te LANC dhe gjithe mbeshtetesve te saj!
Ky, Balla, nuk ka veshtiresi fare te luaj budallin, sidomos kur gjendet perballe veteraneve dhe familjareve te te Reneve ne Luften Nac-Cl.
Dhe i vetmi qe qesh me shume nga te gjithe duke i rrene shpatullave Balles eshte Edi Rama : – Bravo, fshatar i Librazhdit. Ke lujt fantastik !
Bere mire qe nuk e zure ne goje Institutin e A.Tufes. Se nuk do te dilje dot pa premtuar MBYLLJEN e Halese qe po kundermon ere dhe po lemeris Shqiptarine, Zemren e saj – Heroizmin deri ne Vetmohim per tu Cliruar nga pushtuesit e huaj dhe kolaboracionistet vendas. Une – Rama dhe Ti – Balla me Gramozin dhe gjithe politikanet e PS-se, nuk e bejme dot ate qe bene Komunistet dhe shumica e Popullit ne ate periudhe . Ndaj na ngelet vec te hedhim balte dhe te mohojme Heroiken e Popullit. Eshte koha te imponojme kultin tim, te Edi Rames, por kujdesshem pa rene ne sy te Merkelit, Makron dhe Trump. Ne jemi asgje perballe tyre.
.. juve ju kane ikur trute more katrane ..! Nuk i di te gjitha sa keni bere , por te pakten di qe ne kete 30 vjecar te ndyre , u be Gani Zemblaku {Kulla} kryeballisti me damke i zones se Korces dhe Devollit , deshmor nka Saliu , Mithat Beu u rivarros me fjalimin e k/ ministrit , si hero i luftes dhe jo si kriminel, Oran Butkes po i “vini rrotull ” , po e aktivizoni dhe “gjyna mos paca” per te rihabilituar k/kriminelin Safet Butka ballistin me damke , shokun e ngushte te Gani Zemblakut ..{?!} .. Ata turpet i morren me vehte , por te afermit e tyre te tregojne vullnet te mire , te integrohen denjesisht ne jeten e perditeshme , duke u distancuar nga fajet e tyre te rrenda , nga vrasjet dhe perdhunimet e pa fundme , pasi me sa shoh po bejne te kunderten , po nxihet historia e Shqiperise . Historia e luftes NA-CL eshte nje kapitull me vete qe nuk duhet ti hiqet asnje presje . Ju shperblyet kriminelat , sabotatoret , diversantet , pucistet me parrate e dala nga kurrizi i popullit fukara , por te ndereshem shqiptar . Mos e kane kerkuar “aleatet ” kete ?! Mundohuni te qendrroni ne kembet tuaja , ne forcat tuaja , pasi nuk ka aleate , por oligarki boterore qe pregatitet me konkurencen e saj per shkaterrimin e planetit ..! Mesoni nga historia nese doni te drejtoni me nder , per te cilin nuk jam {personalisht}|i bindur se nuk ju mungon ..!Revoltohem se jam i bindur qe me takon te them pak fjale per hater te kontributit te madh qe kemi dhene me thjeshtesi dhe “pa kollaro ” per ate vend ku lindem dhe u rritem dhe pamvarresisht se askush nga ju nuk na i hedh syte pasi “nuk ngjasim ” , nuk do ta lejojme te katandiset me keq nga sa ka katandisur ..! Kerkoj solidaritet nga njerezit e ndereshem ..!
Mashtrim o Balla!
Mashtrim i ndyre!
PS-ja i ka tradhetuar idealet e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare,ndryshe nuk do merrte guximin ballisti juaj kryetari Rama qe te nderonte kryekuinslingun gjakatar M.F dhe te na kerkonte ne pasardhesve te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve heroike qe te ulnim koken para tij!
Dhe ju te PS-se heshtet nga frika e humbjes se privilegjeve pasurore shteterore dhe partiake!
A e keni pyetur Ramen se kujt iu mori leje qe nderoi ballistin kriminel?
A e keni pyetur Ramen pse nuk mori pjese ne festen e Konferences se Pezes,apo mishte i zene me mbledhjen e Mukjes balliste?
Po ne perkujtimoren per nder te 120 vjetorit te lindjes te Heroit te Popullit Myslim Peza,pse nuk mori pjese asnje nga ju ashtu sic moret pjese ne perkujtimoren e ditelindjes se M.Shehut?
DUHET KRIJUAR NJE E MAJTE E RE /PS-ja NE HALE.
Keta tarallaket e idjotet “politikan” mendojne qe populli nuk di asgje se cdo per rreth. Ne Shqiperi ka individe, grupe, bile edhe institucione qe paguhen me taksat e popullit, qe hedhin balte mbi historine e atij populli qe i mban me buke.
Mos ngaterroni popullin me hajdutet qe e shfrytezojne, vjedhin dhe e mashtrojne ate. Ne 91-ishin u ngrit populli kunder diktatures, por perfitimet e “demokracise” nuk i mori populli. Po ashtu ne luften antifashiste mori pjese
shumica e popullit dhe bijte me te mire e me trima u vrane ne luften per clirim. Ata qe drejtuan luften, shfrytezuan rrethanat dhe pervec pushtuesit luftuan edhe brenda llojit me kundershtaret politike te brendshem, sepse kishin synim pushtetin. Ata qe perfituan pushtetin e mbas luftes, ne shumice ishin me dinaket dhe me te pandershmit. Sikurse ndodh edhe sot me politikanet e te gjitha kraheve, qofshin Taulante, Salianje, Idrize, Patoze apo Murrize.
Mos ngaterroni popullin me hajdutet qe e shfrytezojne, vjedhin dhe e mashtrojne ate. Ne 91-ishin u ngrit populli kunder diktatures, por perfitimet e “demokracise” nuk i mori populli. Po ashtu ne luften antifashiste mori pjese
shumica e popullit dhe bijte me te mire e me trima u vrane ne luften per clirim. Ata qe drejtuan luften, shfrytezuan rrethanat dhe pervec pushtuesit luftuan edhe brenda llojit me kundershtaret politike te brendshem, sepse kishin synim pushtetin. Ata qe perfituan pushtetin e mbas luftes, ne shumice ishin me dinaket dhe me te pandershmit. Sikurse ndodh edhe sot me politikanet e te gjitha kraheve, qofshin Taulante, Salianje, Idrize, Murrize, Patoze, etj.