Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë njofton protesta: Vuçiç nuk është i mirëpritur në Shqipëri

4 Maj 2019, 18:15Politika TEMA

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, e cila regjistrua në Tiranë disa ditë më parë, ka kundërshtuar vizitën e presidentit serb në Tiranë, Aleksandër Vuçiç.

Në një deklaratë për mediat, Vetëvendosje argumenton se presidenti serb nuk është i mirëpritur në Shqipëri. Reagimi vjen pas njoftimeve së në datën 8 dhe 9 maj, presidentit serb do të jetë në Tiranë për të zhvilluar takime kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren e BE, Federika Mogerini. Në mënyrë jo zyrtare thuhet se tema kryesore e takimit do të jetë çështja e Kosovës.

Vetëvendosje informon se në Tiranë do të mbërrijë dhe kreu i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, një politikan që ka mbajtur qëndrime të hapura anti shqiptare

Deklarata e plotë e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri:

Vuçiçi nuk është i mirëpritur në Tiranë

Nga mediat dhe përfaqësues të huaj është raportuar se Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik do të vizitojnë Tiranën në datat 8 dhe 9 maj për të marrë pjesë në takimin “Brdo-Brione”. Për këtë vizitë të tyre nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar nga asnjë prej institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Institucionet kanë zgjedhur heshtjen dhe mostransparencën, pikërisht në një periudhë kur Serbia synon haptazi ekspansion në Kosovë e në Bosnje. Vuçiçi dhe Dodiku kanë gjetur bashkëpunëtorë për këto projekte supremaciste serbe edhe në mesin e pushtetarëve shqiptarë si Presidenti Hashim Thaçi, që si politikan ka marrë vazhdimisht përkrahjen nga Kryeministri Edi Rama, duke vendosur në rrezik interesat e gjithë kombit shqiptar. Mediat kanë raportuar gjithashtu se temë kryesore e kësaj vizite do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se Aleksandar Vuçiç ka qenë Ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë. Që Vuçiçi mbetet i njëjti, këtë e tregon edhe deklarimi i tij i kohëve të fundit se Millosheviçi ka qenë “një lider i madh”. Ai dhe kabineti i tij qeverisës vazhdojnë të mohojnë sistematikisht masakrat e shumta që kanë ndodhur në Kosovë, 20 vjetori i të cilave po shënohet këtë vit për çdo javë në komunat e ndryshme të Kosovës. Vuçiçi dhe Serbia nuk kanë kërkuar kurrë falje për krimet e tyre, nuk e njohin dhe e luftojnë pavarësinë e Kosovës, nuk kanë dënuar asnjë kriminel për 20.000 përdhunimet e grave shqiptare gjatë luftës, nuk i kanë kthyer mbi 1600 të pagjetur, nuk kanë paguar kurrë dëmshpërblimet e luftës, nuk kanë kthyer fondin pensional dhe artefaktet e vjedhura kulturore, dhe vazdojnë të shtypin për çdo ditë të drejtat politike e kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që janë duke përjetuar edhe një gjendje të mjerueshme ekonomike.

Për më shumë, Milorad Dodik drejton “Republika Srpska” që është themeluar mbi gjenocidin e Serbisë ndaj boshnjakëve. Vendimi i Tribunalit të Hagës për ta dënuar për krime lufte dhe gjenocid udhëheqësin e “Republika Srpska”, Radovan Karaxhixhin, nuk vendosi drejtësi, pasi projekti i tij shoven mbijetoi dhe drejtohet sot nga Dodiku. Politikat e Dodikut janë arsyeja pse Bosnje Hercegovina është kthyer në një shtet që nuk funksionon normalisht, dhe që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Vuçiçi dhe Dodiku janë aleatët kryesorë të Putinit në Ballkan, dhe mënyra se si Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj ushtarak, ekonomik dhe politik në rajon.

Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë është një mjet i pamjaftueshëm për të vendosur masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila praktikon ilegalisht “dumping” në Kosovë e Shqipëri, duke subvencionuar produket e saj për t’i shitur nën çmimin e tregut, me synimin për të dominuar dhe shkatërruar produktin vendas shqiptar, e për pasojë ekonominë tonë kombëtare. Marrë parasysh luftën politike dhe kërcënimet e vazhdueshme ushtarake, bashkë me ofendimet e vazhdueshme, të qeverisë së Vuçiçit ndaj kombit shqiptar, masat e reciprocitetit ndaj Serbisë duhen shtuar dhe plotësuar, dhe jo hequr apo pezulluar.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri i bën thirrje institucioneve të Republikës së Shqipërisë të sqarojnë menjëherë dhe publikisht se kush është ftuar e kush vjen në Tiranë në datat 8 dhe 9 maj, dhe cilat do jenë temat e këtij takimi. Ky sqarim nuk mund të zëvendësohet me fjalë si “janë ftuar liderët e Ballkanit”, apo qoftë edhe duke thënë se do të vijnë përfaqësues të BE-së, si Federica Mogherini, e cila ka mbajtur hapur një qëndrim në favor të politikave të Vuçiçit. Liderët e Ballkanit nuk janë të njëjtë në raport me shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe prandaj nuk mund të trajtohen të gjithë njëlloj nga shteti shqiptar. Nëse Vuçiçi është ftuar e do të vijë në Tiranë, me ose pa vëllain e politikave të tij ekstremiste, Dodikun, atëherë reagimi qytetar ka për të qenë i pashmangshëm.

28 komente në “Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë njofton protesta: Vuçiç nuk është i mirëpritur në Shqipëri”

  1. Kulufi says:

    A do botes ti vesh zjarre? Merr nja dhjete kosovare.

    1. Lab says:

      Ha mut kullufi atehere ti. Kosovaret jane Shqipetar. Ti meqe je jabanxhi, merr i gur dhe oburra gjej lum dhe mbytu nqs s’te pelqen ku ke lind.

      1. abc says:

        Mire se te vini Vucic.
        Porta e djalogut dhe e bashkpunimit duhet te jete e hapur dhe me armikun me te madhe, sidomos kur flitet per fqinjet.
        Ku ishin Turko-Kosovaret e vet vendosjes dhe perse nuk protestuan kur policia Kosovare i dorzoj Ertoganit 6 Gjulenistet, perse nuk protesojn per nderhyrjet e Turqis ne menyr flagrante.
        Protestat i kane vetem per fqinjet e Krishtere dhe jo per Xhihadistat, Erdoganistat dhe Turko-Arabet qe na kane felliqur.

      2. Kosovo is Turkey says:

        Kosovaret jane turq qe flasin shqip. Jane extremiste fetare, injorante dhe te eger. Nuk kane asgje te prbasjket me shqiptret qe jane punetore, te bute dhe qe e kame pare gjithmone te ardhmen ne Europe. Kosovaret jane turq.

        1. s.g. says:

          Ti kur tallesh me turq tallesh me vetë vehten por 5 shekuj ke qenë vasalë i tyre dhe ku ti të kishe qerekun e fuqisë të Turqisë ky Vuçiq ështê një ndër partnerët kryesorë të Turqisë dhe Erdoganit në Ballkan

          1. Raimond vlonjati says:

            Gjoth Tirana duhet te dali ne proteste kunder ardhjes se Vucic , qe esht nje kriminel i piste dhe anti shqiptar i terbuar

            Na u be ky kaur i qelbur qe ka mberthyer kreun e PS. dhe ben si i do bytha ne Shqiperine tone

            Ngrihuni te gjithe dhe shkoni dhe e nxirni per flokesh qelbesiren Edi Rama nga kryeministria ,,
            dhe futjani koken atje tek muti te Ur e Kanes
            se esht shum rrac e poshter

            Esht kauri me mut muti ne planet

        2. Muki says:

          Vêtem injorant.Kush e perbuze te vetin nuk çmohet fare nga i hueji.Shembull i shkelqyer çdo dite nga nje Shqiptare vritet ne Greçi.Kosovaret kan qen dhe do jen ndera e kombit.Ju qe e injoroni kombin e juej nuk e doni
          as familjen e juej.

        3. e verteta says:

          O trangull me kete pseudonim pedosh,ti duke bere sikur je kristiani nuk je pos tjeter nje legen i parapaguar nga serbo greket per te vazhduar percarjen mes shqiptareve te shqiperise e dardanise.a SHISH E POLICI te qifsha nenen qe smerresh me keta jashteqitje kombetare

    2. Tarrasi qe ta plasi says:

      Vetvvendosja do behet shpejt “gozhda e Nastradinit”

  2. ¬ says:

    Më datë 8 Maj kemi fitore 1945 dhe më 9 Maj është dita Evropës. (s. Desire de Bourges +550
    S.Pacome +346.)
    Jemi në ramazan, 8+9.,89

  3. shqip says:

    Shume gabim . Qeveria duhet te konsultohej perpara me keta te vete vendos , vete vulos . Kjo me siguri eshte si aleanca e sorrave . Aktiviteti i qeverise nuk behet sot per neser . Futuni ne faqen on-line te qeverise dhe aty gjeni informacion . Pse u dashka qe Rama ti marre ne tel, apo tu dergoje e-mail gjithe te veteshpallurit si organizata , parti fantazma ? Nese jua ndjen per politike , hyni ne gare . Fitoni nje here me vota . Pastaj po deshet ftoni ke t’ju mbushet juve . Kur Rama trondiste Beogradin , kur i kerkonte njohjen e Kosoves , kur u deklaronte grekeve qe raportet me Shqiperine do zhvillohen mbi baze reciproke , keta u hodhen si bisha kunder . Tani qe Shqiperia ulet ne tryeze e barabarte , keta prape jane kunder . Po ndajeni kete pune , jeni per zgjidhje perfundimtare , apo jeni per konflikt te vazhdushem .

  4. lisi says:

    Neqoftese Levizja VETVEMDOSJE ka vendosur te organizoje proteste per kete rast ju lutemi njoftoni ne shtyp daten,oren dhe vendin e protestes.

  5. tymi holl says:

    vjen na viziton vuçi 1 dit mbas festes!! uroj qe edhe shqiperia te vere taksen 100% me kte rast.

  6. Kuq e zi says:

    Jane mbledh te mundurit e berlinit dhe kerkojne rrugedalje
    Nqs ky takim do anullohej do ishte fitore por opozita ka hallet e veta dhe jo hallet e shqiptareve shpresojme te vv per protesten
    Rama te shkoi te beje keta plane ne beograd dhe jo ne tirane

  7. katarakti says:

    Eshte nje takim mbareballkanik. Duhet te marrin pjese dhe do marrin pjese te gjithe lideret e Ballkanit qe perfshihen ne projektin “Brdo-Brione”. Levizja “Vetvendosje” mund te protestoje sa te doje, por nuk mund te pengoje mbajtjen e ketij takimi. Shumica e politikaneve kosovare qe nga koha e Ibrahim Rugoves jane deklaruar per nje Kosove te barazlarguar nga Tirana dhe Beogradi! Dhe gjithmone i a kane bere te qarte Tiranes zyrtare se per Kosoven eshte e autorizuar te flase vetem Prishtina dhe udheheqesit e saj! Atehere?!

  8. e verteta says:

    Thike me 6 presa eshte kjo ndermarrje,edhe mire edhe keq,mund te jete provokim nga kurva europe,mund te jete nga vete serbet,nga keta loqet tane e nga loqet e kosoves,por nje dicka me habit, pse kosovaret nuk kane guxuar te flasin e jo me te bejne tubime kunder Vucicit e kompani kur kane shkuar me dhjetra here ne Kosove apo sja u mban verra.

  9. Drini says:

    Ne datat 8-9 eshte thirrur samiti i radhes i Brdo-Brijun , ku Brdo bie ne Slloveni dhe Brijun ne Kroaci, vendet e para organizatore te ketij lloj takimi Kete vit i bie radha Shqiperisë të jetë pritëse e këtij takimi. Nuk është se Vuçiçi vjen per tu takuar me Ramën. Eshte punë rotacioni dhe takimi eshte organizuar nga Meta, meqë edhe ata që vinë janë ne rang presidentesh. per te diskutuar mbi problematikat e kesaj zone të Europes.

  10. luani says:

    Vetvendosja (nese lajmi eshte i vertete)
    paska marre rrugen e qorrit ne pus.
    Me shendet i qofte;meqe eshte zgjedhjaa e tyre.
    Politiken e Jashtme te Shqiperise e ka tager kushtetues
    qeveria shqiptare,,,askush tjeter.

  11. Tanaj says:

    Mese dakord jam me Vetvendosjen sepse servet jane kafshe.

    Per 2 gjera nuk jam dakord

    1. Servia eshte vend i varfer qe eksporton kurva striptiste ne Tirane,Tetove e Kosove.

    Nuk ka force te shkaterrojw tregun shqiptar. Disa mallra te tyre hyjne sepae prodhojne me shume dhe subvencionohen nga shteti.

    Shteti shqiptar te kontrolloje nese mallrat serve kane certifikate.

    2. Ne luften e Kosoves mund te jwne dhunuar ndoshta 1500 femra e jo 20,000 sac thotr OKB sepse eshte nr teper i ekzsgjeruar.

    1. Meti says:

      Une them qe Kosova tu vej striptisteve serbe,qe kalojne kufirin serb per ne Kosov qind per qind taks po ja mban.

  12. Xhaxhi says:

    Vetëvendosja t’i bjeri murit me koke ne Kosove. Se kush vjen në Shqipëri, nuk është puna e një tufë ekstremistave.

  13. xy says:

    Sa qesharak qe beheni,po kush ju pyet .Kafsh te pa gdhendur Kosova eshte e pa varur,vendimet i mer Prishtina .Ikni protestoni atje po te doni Serbia dhe kysh do tjeter eshte e mirpritur ne Shqiperi Jemi europjan dhe kemi nje dallim shum te madh nga ju kosovaret

  14. sali says:

    Keto bajga te vete quajtura vete vendosje te ikin atje ne stallat e tyre ne kosove,Nuk ka nevoje shqiperija per keta laro

  15. Kulufi says:

    O Lab qe nuk shkruan dot labce, ti nuk je lab, je malok.

    1. Muki says:

      Ti nuk je Shqiptar,je injorant dhe asgje tjeter

  16. ana says:

    eshte e drejta e tyre te protestojne, por me regull dhe ne vendin qe do te miratohet. perndryshe, policia duhet tju tregoje vendin duke zbatuar ligjet dhe regulloret.

  17. vang says:

    Vetvendosja ne Kosove akuzohet nga drejtesia per veprime terrorriste.Na mjaftojne dhe teprojne ato ketu ne Shqiperi.Nuk do nderpresim ne proceset e dialogut Kosove Serbi se ka kokenxehte ne Vetvendosje.

  18. Tiranasi2020 says:

    Bandat e Vetvendosjes e ndriten ne Kosove po vine ne Shqiperi tani.Jane bandat e kosovarve bashibuzuk qe bene 4 shkurtin me Xhafer Deven ne Tirane ,bandat e Halil Alis dhe divizioni nazizt skenderbek per mos lene pa permendur bandat e Bukoshit ne 1997 dhe ne shtator 1998.Po demtoni mardheniet shqiperi kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje