E ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ ish-deputetja e PD, Grida Duma komentoi strategjinë e opozitës lidhur me situatën politike në vend, për të cilën tha se nuk është një situatë e zakontë, por një situatë krize. Duma tha se opozita po rrezikon shumë, po rrezikon të dalë jashtë sistemit, me qëllim për të ndërtuar sistemin.
“Padyshim nuk mund të shpikim rrotën në këto kushte. Unë mendoj që duke qenëse opozita i dogji mandatet, sa i përket ekstremitetit të aksionit të vet e ka kryer, që në momentin që ka djegur mandatet, ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme duke marrë përsipër të krijojë një situatë të jashtëzakonshme, sa i përket llojit të aksionit politik.
Djegia e mandateve surprizoi dhe shokoi situatën politike. Nuk ka shumë risi në javët që do të vijojnë, sepse nuk ka edhe shumë mundësi për risi përvec se paraqitjes së një platforme dhe vijimit me protesta.
Për një arsye të thjeshtë, sepse për sa kohë bëhet fjalë për 30 qershorin zgjedhje vendore, të cilat nuk do të kryhen dhe nuk mund të kryhen pa opozitën dhe pa rregullat e lojës që po kërkon gjysma e popullsisë normalisht nuk mund të diskutojmë për axhenda të tjera.
Në këto kushte, protesta, revolta popullore janë ajo që do të ndjekë në javët që vijojnë” u shpreh Duma.
Ndërsa foli për zgjidhjet për të dalë nga kjo krizë politike, Duma tha se nuk ka zgjidhje nga kjo krizë pa dialog.
“E kemi cuar debatin a thua se do zgjidhet situata mes dy skuadrave luftëtare me pushkë. Jemi në politikë, PD do të mbajë dhe ka mbajtur përgjegjësinë për ta zgjidhur situatën duke mos krijuar asnjë tension, përtej mjeteve demokratike.
Ne jemi sot në një situatë ku jemi duke luftuar qoftë edhe me ambjentin ndërkombëtar për ta kuptuar se institucionet farsë nuk prodhojnë gjë tjetër përvec se kriza. Dhe ky është gjithë debati parimor që ne kemi”, theksoi Duma.
“Atëherë cfarë po bëjme ne? Po dalim jashtë sistemit për të ndërtuar sistemin. Ne nuk kemi për të qenë ndonjëherë absolutisht me përgjegjësinë mëkatare që do të shkaktojmë dëme për vendin. Padiskutim që opozita po rrezikon shumë, gjithçka po rrezikon është plotësisht e sakrifikuar.
Përballet me qartësinë e situatës me ndërkombëtarët. Përballet me qytetarët që me të drejtë thonë ju bëtë inekstremis, dolët nga parlamenti nuk po na përfaqësoni më, na jepni zgjidhje, përballet me padurimin e njerëzve për largimin e një qeverie që i ka rrënuar dhe i ka larguar nga Shqipëria. Dhe kur i thua që nga shkurti deri tani, mirëkuptoni që ishim në një situatë ku mendohej se Rama nuk lëvizte kurrë.
Kemi ardhur në një situatë që gjithçka po diskutohe është kush është lëvizja që do të bëhet për të shpëtuar Ramën. Se kaq po bën Rama, kush është lëvizja për të shpëtuar veten, sepse tashmë i shpëtuar nuk është më.
Opozita është në mes të një zjarri ku të gjithë po presin nga ajo maksimizimin e këtij aksioni”, tha Duma, ndërsa shtoi se në sistem do të kthehen padiskutim përmes zgjedhjeve.
Rroten e ka shpik Salianji, ti ke shpik pjeshken ? ? ?
Janë bërë ndryshime këta 30 vitet e fundit ku të gjithë janë përpjekur me të gjitha forcat.
Po leje ne Bashki keni marre per kete ndertim? Apo do beni ndertim pa leje?
Rrota eshte shpikur zonje, ju duhet te punoni per shpikjen e suxhukeve te rinj. Beni nje dyqan suxhukesh dhe provojeni nese do te punoje apo jo. Mbase do te keni klient, ku i dihet!? Mbase jeni te mire ne suxhuke! Nuk eshte asnjehere vone te provoni talentet tuaja te fshehta.
Kurv kurv dhe vetem kurv je beri mir bureci qe te ndau