Flet ish-kryeprokurori Arben Rakipi: Politika shqiptare, pjesë e krimit të organizuar

4 Maj 2019, 21:00Politika TEMA

Ndërhyrjet në Kodin Penal dhe ashpërsimi i dënimeve për ata që protestojnë dhe bllokojnë rrugët në akset nacionale konsiderohen si të papërfillshme përballë situatës se kriminalitetit në vend.

Në një intervistë për A2CNN, Arben Rakipi deklaron se nuk është koha për këtë ndërhyrje.

“Nuk mund të kërkosh në një gjendje emergjente kriminaliteti, të bësh vepra penale gjëra të parëndësishme.

Duhet bërë me mend në kokë dhe duke i vlerësuar të gjitha situatat”, shprehet Rakipi.

Ish-kryeprokurori i përgjithshëm deklaron se politika shqiptare është pjesë e krimit të organizuar dhe se Prokuroria, është i vetmi organ shteti që duhet ta ndëshkojë.

“Jo të gjithë janë të prirur të shkelin ligjin. Po marr rastin më të rëndomtë nga fushatat elektorale, mënyra si financohen, kush i financon, si përdoren, si fshihen, e kështu me radhë.

Pa hyrë pastaj te mënyrë se si organizohen mitingjet, dhuna që përdoret në mitingje e të tjera që janë vepra penale të kryera.

Këto tregojnë një ndërgjegjësim juridik shumë të ulët, i cili nuk justifikohet aspak nga qëllime më të larta.

Për rrjedhojë, në syrin tim si jurist, më del konkluzioni që unë nuk njoh strukturë politike të mos ketë kryer krime”, thotë ish-kryeprokurori.

Rakipi prek dhe reformën në drejtësi që, sipas tij, ka problem me karakter penal, për të cilat askush nuk do të flasë.

“Në analizën e përpiluar në atë kohë, e cila u miratua edhe në Kuvendin e Shqipërisë dhe në njëfarë kuptimi përbënte ligj, u thanë disa gjëra që kanë kaluar në heshtje.

U tha se sistemi po mbushet me njerëz që kanë paguar para për t’u bërë gjyqtarë e prokurorë. E pakta duhet të fillonte hetimi penal.

Dikush nga prokurorët duhet të dilte në mënyrë individuale, nëse i dhimbsej ky sistem, nëse besonte se këtu ka një gjë që duhet verifikuar, duhet të fillonte një hetim penal lidhur me këtë fakt”.

Sot, Arben Rakipi është në gjendje të thotë shumë për ato çfarë ka parë dhe di, por një fakt, sipas tij, është absolut, krimi është rezultat i një Prokurorie të kapur politikisht.

“Prokuroria ka akuza dhe kjo do të thotë, nga pikëpamja praktike, të çosh dikë në gjyq, t’i atribuosh atij një fakt penal, çfarë qëndrimi ka ai ndaj faktit dhe ta veshësh me prova.

Pasojat janë shumë të rënda. Janë pasoja të karakterit pasuror, të karakterit të cenimit të lirisë dhe pasoja të karakterit publik sepse mund të evitohesh nga pjesëmarrja në jetën publike.

Kështu që, në kuptim figurativ, do të thotë jetë a vdekje”, përfundon Rakipi.

5 komente në “Flet ish-kryeprokurori Arben Rakipi: Politika shqiptare, pjesë e krimit të organizuar”

  1. Janig says:

    Ti e ndrite kur ishe
    Emerove plepist prokuror
    Ishe gjobevenes
    Ke mbrojt vrasesit e 1997
    Mbylle gojen se ti politika te vuri

    1. Sali kerma says:

      ’97 u mbyll me amnistine e firmosur nga Saliu me Skender Gjinushin. Mos flit kot.

  2. Elvira says:

    Kane 6 vjet qe na llokoqisin keta sahan lepires e tufa ujqerish horra e horica ,ka 6 vjet qe keto neveri pa kurrfare dinjiteti i shohim
    neper televizore, konferenca ,simpoziume.
    Jane bere te padurueshem .Na japin leksione e sikur shesin dituri,kur e dime mire se si jetojne e me cfare merren.
    Nuk durohen me keto zgavra krimi !

    1. Demonkrati says:

      Vetem nje militant (e) i rendomte do mendonte se vetem 6 vjetet e fundit jane shfaqur horrat, kriminelet, e sahanlepiresat. Ata ishin aty para 1990 dhe u shtuan me shume keto 30 vjetet e fundit si majtas ashtu edhe djathtas.

  3. Alban Dega says:

    RILINDJA E DREJTESISE RILINDJA E SHQIPERISE !

    Vetem maja e majes se Ajsbergut

    Germoni prokurore te drejtesise se re sepse spekullime, mashtrime e falsifikime te tilla jane me mijera!
    2.5 ha e ketyre banditeve jane vetem maja e majes se ajsbergut !
    Keep going brothers !
    Vec perpara vellezer!
    Shqiperia e shqiptaret do tu jene mirenjohes!
    Enough it’s enough ! ….
    Boll me….! Eshte koha e kercitjes se prangave !
    Pa vonese e pa meshire per keta hajna me cizme e kryekusaret e Bandes se Gangstereve te SaLikekracise qe jane terbuar deri ne ate shkalle sa cmenduria eshte lulebore krahasuar me lemerine e tyre nga SPAK-u e Byroja Kombetare e Hetimit qe po lindin per ta rilindur realisht Shqiperine qe duam !
    Askush, as vete Zeusi ( Mbreti i Zotavd ) nuk eshte mbi Ligjin, thoshin. Greket e lashte !
    Zoti u bekofte ! Amen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje