FOTO: "Një tualet prej ari në shtëpi"

6 Maj 2019, 16:33Lifestyle TEMA

Një tualet prej ari 18 karat do instalohet në Pallatin Blenheim, në shtëpinë e Dukës së Marlborough, si pjesë e ekspozitës së një artisti italian Maurizio Cattela.

“Unë jam vazhdimisht i frymëzuar nga e kaluara dhe se asgjë nuk ka ndryshuar, kështu që për të treguar punën time në Pallatin Blenheim, një vend plot me histori dhe njerëzim, është e rëndësishme për mua,” tha artisti në një deklaratë për shtyp.

Ekspozita, e organizuar nga Fondacioni i Arteve Blenheim, do të shfaqë vepra të reja të artistit. Por atraksioni më i madh do jetë sigurisht ‘America’, tualeti i gjithi me ar që do vendoset në një dhomë ngjitur me atë ku ka lindur Winston Churchill.

Tualeti është krijuar për të treguar pabarazitë shoqërore, politike dhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Por gjithashtu nxjerr në pah ngjashmëritë e pashmangshme njerëzore pavarësisht dallimeve sociale dhe ekonomike, tha artisti në konferencën për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje