Teksa çiftet e Hollywood- it ndahen apo divorcohen dita-ditës, aktori amerikan Tom Hanks dhe aktorja Rita Wilson qëndrojnë lumturisht të martuar që prej 31 vitesh.
Së bashku kanë kaluar shumë vështirësi e gëzime dhe siç vetë shprehen, dashuria e tyre është bërë për çdo herë e më e fortë.
Nisur nga intervistat e shumta të Tom Hanks- it, më poshtë do të gjeni disa rregulla të arta (sipas tij) rreth një martese të lumtur.
Mos u marto përpara se të jesh 30
Tom Hanks dhe Rita Wilson u njohën gjatë xhirimeve të “Volunteers’” në 1985- n, ku luajtën rolin e dy partnerëve të dashuruar. Ndonëse mes tyre pati një shkëndijë e më pas një marrëdhënie romantike, nuk mundën dot të ishin menjëherë bashkë pasi Hanks kishte grua dhe 2 fëmijë, e ndërsa Wilson ishte e fejuar. Vetëm pas 3 viteve fshehtësi, Hanks u divorcua nga e shoqja dhe i propozoi Wilson- it.
Sot, Hanks shprehet se u nxitua shumë me martesën e parë, se ishte i ri, impulsiv dhe punonte gjithë kohës. Ai mendon se një martesë e vërtetë duhet të jetë diçka e mirëmenduar dhe aspak impulsive.
“Mos u martoni para se të jeni 30.” deklaron artisti.
Bini dakord, bëni kompromise me partnerin/en edhe në momentet më kritike
Hanks ishte katolik e ndërsa Wilson ortodokse. Për vetë faktin se aktori e dinte fare mirë se sa e rëndësishëme ishte feja për gruan e tij, vendosi ta ndryshonte të vetën.
“Sakrifikova diçka për gruan time. Rita ka rrënjë greke dhe ata kanë besim ortodoks. Ndonëse isha katolik, para martesës e ktheva besimin tim, si shenjë respekti ndaj familjes së saj.”
Mbështeteni njëri- tjetrin
Në vitin 1994, kur Hanks fitoi Oscar- in e tij të parë, u ngjit në skenë dhe deklaroi:
“Jam këtu thjesht dhe vetëm sepse gruaja me të cilën jetoj më tregon çdo ditë se çfarë është dashuria!”
Në vitin 2015, Wilson u diagnostikua me një problem serioz, kancer në gji. Artistja tregoi se pati frikë se si do të reagonte bashkëshorti dhe se si do të ndikonte ky lajm në marrëdhënien e tyre. Në të vërtetë, Hanks u përpoq t’i ofronte kujdesin dhe mbështetjen maksimale.
“Gjithçka që mund të bëj është të përulem përpara guximit të gruas sime.”
Për fat të mirë, Wilson arriti ta tejkalonte këtë sfidë shëndetësore, madje pa nevojën e kimioterapisë.
Bëni gjëra të vogla, por të këndshme për partnerin tënd
“E shoh bashkëshorten si gjithë dashurinë time dhe kemi një lidhje që shkon përtej fjalëve “e dashur” apo “grua”. Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa atë. Shpesh i lë pusulla pranë telefonit apo diku në kuzhinë. I uroj një ditë të bukur, gjëra të tilla. I shkruaj dedikime edhe me makinat e shtypit antike që kam aq shumë qejf t’i koleksionoj. Zotëroj 100 të tilla. Po kështu kam një zakon që i dërgoj Rita- s një raportim të gjithçkaje që kam bërë përmes fotografive. Kur ajo nuk është me mua shkrep çfarë ha për drekë, ku shkoj, kë takoj. Mendoj që asaj i pëlqen.”
Duajeni për atë që është
“Kjo grua më deshi kur isha i dobët, por edhe kur u shëndosha. Kur pata flokë, por dhe kur mbeta pa to. Kjo grua më do, e di fare mirë. Ja pse jam një burrë me fat.”
Per hir te se vertetes gruaja e Tom Hanks eshte me origjine nga Bullgaria (babai) dhe nga Shqiperia (e nena e saj). I jati i saj ishte mysliman i quajtur Hassan Halilov Ibrahimoff. Ndersa nena e saj ishte nga Dropulli i siperm (jashte Greqise), ne Shqiperi. Sigurisht te shoqes dhe te shoqit ju vjen turp mesa duket te thone qe Rita Wilson (mbiemer i ndryshuar) eshte nga Bullgaria dhe jo nga Greqia. Rita me sa duket preferon qe te jete nga Greqia, por nuk eshte keshtu, sepse e jema sic thame eshte nga Shqiperia. Eshte racizem i pastert i nje aktori me dy fytyra. Tom Hanks gjithashtu ka qene i martuar kur njohu Riten ne nje film qe bene bashke. Kishte dy femije. Por ai nuk thote asgje per jeten me gruan e tijn te pare qe u nda 3 vjet pasi njohu Riten. Ato qe thote aktori jane te vlefshme dhe shume mire qe Rita (bullgaro-shqiptarja) i ka sjelle nje jete te qete dhe romantike. Ne nje koment qe ka bere per Kosoven Tom Hanks thote qe serbet kane qene banoret e Kosoves dhe jane zhvendosur nga shqiptaret. Ai i krahason serbet me cifutet qe paskeshin zhvendosur nga arabet. Te dyja komentet jane te gabuara. Eshte e kunderta, si serbet edhe cifutet ju moren tokat shqiptareve dhe palestinezeve. Keto jane komente qe tregojne ose injorasnce te ketij aktori per historine ose racizem te paster anti-shqiptar. Bojkotojeni Tom Hanks – anti-shqiptar.
Tom Hanks eshte model per gjithe Hollywood-in dhe Ameriken. Te fala Olsi Jazexhiut!
Tom Hanks duhesh te jesh me i kujdeshem me cfare nxjerr ne publik sepse ju ndikoni me statusin qe keni arritur. Me vjen keq tu them por historia nuk eshte ajo qe ju jepni. Gruaja jote nese lexoni me shume eshte nje grua qe vjen nga nje baba bullgar (Hassan Halilov Ibrahimoff) nje Pomak musliman bullgar dhe nga nje nene dropullite qe ka lindur ne Sotir ne jug te Shqiperise. (lexo wikipidien cfare thote) .Mbiemri i saj Willson eshte i nderruar nuk eshte ai origjinali. Zonjes tuaj te mos i vije keq apo turp qe ka dhe rrenje nga nje vend si Shqiperia.Jeni aktor i mire dhe me reputacion por duke dhene postime te tilla e humbni vleren qe keni. Ju keshillojme te lexoni historine me mire dhe te jepni te verteten te pa shtremberuar ose te thene gabim nga zonja juaj Margarita Ibrahimoff (Rita).
Saper keshillat per martesen dhe mbarevajtjene saj nuk besojme se ka vlera per tu ndjekur. Cfare babai ishtit ju kur late gruan e pare me dy femije . Si ju zinte gjumi dhe ishit i lumtur kur kishit thyer 3 zemra???? Pse nuk u solle mire me gruan e pare por na shet teori me te dyten. Sipas jush bridh njehere te dali ku te dali kjo eshte shume egoiste nga ana juaj. Jeta juaj eshte tuaja mbaje personale.Lidhjet tuaja nuk jane per receta per ndihme ato jane personale tuajat dhe ka qene udhetimi juaj ne jete.Ne filma je mire te respektojme por per keto qe na thua ne kete shkrim hemmmmm…..