Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të efektives Zarife Hasanaj.
Shefi i qeverisë i ka shprehur ngushëllime familjes së xhenieres shqiptare e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.
“Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!
Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”, shkruan Rama.(TemA)
Kur nuk ishim ne NATO nuk kishim as viktima .. ! Nuk mundem ta konceptoj si ka mundesi qe ushtarakja shqiptare te shkoje ne Letoni , nje vend ish B.R.S.S. sot antar i NATO–s ?! Mos valle nuk ka xheniere Letonia ?! Me vjen shume keq , ngushellime familjes ..!