Rreth 90 milionë emigrantë e refugjatë të pranishëm në Evropë jetojnë më gjatë krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë evropiane, sëmuren më pak dhe kanë më pak urgjenca në spital.
Megjithatë kjo përparësi shëndeti ka prirje të reduktohet me kalimin e viteve dhe me qëndrimin e përhershëm në vendin e zgjedhur.
Ndërkohë që rreziku i tansmetimit të sëmundjeve ngjitëse nga popullsia emigrante rezulton të jetë shumë i ulët, sipas Raportit mbi Shëndetin e Refugjatëve dhe të Emigrantëve në rajonin evropian të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Sëmundje jo ngjitëse, si: obeziteti e diabeti kanë përqindje më të ulët te emigrantët, por rreziku i tyre rritet me marrjen e lejes së qëndrimit.
Emigrantë kanë më shumë aksidente në punë se banorët vendës. Edhe sëmundjet e lidhura nënë-fëmijë janë më të shpeshta te gratë emigrante, të cilat janë më të ekspozuara ndaj depresionit dhe sindromave të stresit pastraumatik.
Të huajt e kanë më të lartë rrezikun e infektimit me sëmundje të tipit: turbekuloz, HIV, shpesh gjatë udhëtimit. Por rreziku është shumë i ulët.
Për sa u përket 18 vendeve të BE-së perëndimore, vetëm 30% e rasteve me TBC janë identifikuar në emigrantë.
“Ndonjëherë kemi paragjykime për shëndetin e emigrantëve, por tani kemi të dhëna shkencore për ta ndryshuar mitin për sa i përket çështjeje”, u shpreh Piroska Östlin, zëvendësdrejtore e OMS Europa.
Marrë me shkurtime nga Ansa.it, përgatiti Erina Çoku