Zv.ministri i Mbrojtjes Petrot Koçi ka qënë në shtëpinë e Zarife Hasanajt, ushtarakes shqiptare e cila humbi jetën në një shpërthim në Letoni, ku trupat shqiptare janë në mision në kuadër të NATO-s.
Koçi ka ngushëlluar familjen Hasanaj, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, duke u shprehur se ata i dhanë altarit të dëshmorëve të Atdheut, një zanë trimëreshë dhe se nga dje, Zarifja është bija e çdo shqiptari.
“I dashur Muharrem,
ju i dhate altarit te Deshmoreve te Atdheut nje zane trimereshe tropojane!
Shqiperia i dha altarit te deshmoreve te NATO s nje ushtarake dinjitoze kuqezi!
Deri dje Zarifja ishte bija jote, nga dje ajo eshte bija e cdo shqiptari!
Shqiperia do i beje nderet me te larta deshmores se Forcave te Armatosura!
Ajo do te jete flamuri i kurajos e trimerise per cdo ushtarak te Republikes tone kudo ku i ngarkon misioni dhe detyra!”, u shpreh Koçi në familjen Hasanaj, teksa ishte për ngushëllime.
Nënvizojmë se Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ndërprerë vizitën në Itali, dhe sot mbërrin në Letoni për të vizituar dy ushtarakët e plagosur nga ky shpërthim.
Të njëjtën gjë, thoshte dhe Enveri p.sh. për Shkurte Vatën, por të paktën Shkurta vdiq në vëndin e vet … (???!!!) Pse nuk i botoni komentet, mor “kopila” të Mero Bazes…!!!