Ashpërsohen masat për dhunën ndaj mjekëve dhe hiqet dënimi për mjekim të pakujdesshëm ndaj pacientëve.
Ministrja e Shëndetësisë prezantoi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, ku 1 deri 5 vjet burg rrezikon çdo person që dhunon mjekët gjatë detyrës.
Pas kërkesave të vazhdueshme nga ana e mjekëve, në Kodin Penal është hequr dënimi i mjekëve deri në 5 vjet burg për mjekim të gabuar.
Tashmë, do të dënohet neglizhenca në mjekim dhe në mënyrë të përshkallëzuar në varësi të dëmit ndaj pacientit.
Manastirliu ndau me përfaqësuesit e shëndetësisë edhe ndryshimet në ligjin e kujdesit shëndetësor, të miratuara së fundmi në Kuvend, ku theksoi se auditi klinik do të garantoje ndjekjen e çdo rasti, që nga momenti i diagnostikimit deri në trajtim të pacientëve, sipas protokolleve të mjekimit.
Mjekët në përgjithësi me ushtrimin e Profesionit, bëjnë jetë të mirë. Vila me pishinën, pushime në ç’do stinë., dhe një jetë familjare si duhet. Pasi soutenance kryet me sukses, bëhet serment hypocrate, dhe mjeku vazhdon punën si duhet në bazë të specializimit të tijë.
Kjo eshte nje absurditet kolosal,si mund te kalosh nga nje ekstrem ne tjetren?Ne shqiperi,dhe nuk behet fjale vetem per ne Tirane ,ka shume mjeke qe nuk ja shume te pergatitur per ate profesion sic duhet,dhe gabimet e tyre profesionale shkaktojne vdekje tek pacientet,si mund ta heqesh nga kodi pensl ate ligj? .Shume mire per dhunimin e mjekeve,por duhej te ngelej bilancimi i ligjit o njetes qe beni ligjet.E ben komisioni punen qe ben nje gjykate? ,me ate korrupsion qe ka shqiperia? te beson kush qe keni vendosur drejt,kur behet fjale per nje pacient qe vdes ne duart e mjekut?
Me kushtetute te gjithe jane te barabart para ligjit dhe nuk mundet nje kategori njerezesh te jene mbi ligjin, kure ata jane edhe me te korruptuarit dhe me arrogantet (mjeket dhe gjyqtaret).Kjo eshte turpe per kete qeveri.