Pas kthimit nga Letonia, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar familjen e nëntetares Hasanaj, e cila humbi jetë nga shpërthimi i një mine.
“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe per të gjithe ne”, ka thënë ministrja, ndërsa është shprehur se Zarife Hasanaj do të shpallet “Dëshmor i atdheut”, eshte shprehur Xhaçka, teksa ngushellonte familjen Hasanaj per humbjen e njeriut me te daszhur .
Nderkohe, trupi i pajetë i nëntetares eshte nisur për në Shqiperi.
Në bazen Camp Adazi në Letoni pak më pare u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesemarrjen e efektiveve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forward Presence”.