Sheshi “Skënderbej” fiton çmimin e dytë nga BE për arkitekturën bashkëkohore më të mirë në Europë

7 Maj 2019, 20:45Sociale TEMA
Sheshi “Skënderbej” fiton çmimin e dytë nga BE

Pas çmimit prestigjioz europian për “Hapësirën Publike Urbane 2018” në Barcelonë, Sheshi “Skënderbej” ka marrë një tjetër vlerësim ndërkombëtar.

Mes 393 projekteve që garonin për Çmimin e Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore, Sheshi “Skënderbej” mbërriti deri në finalen e madhe dhe fitoi çmimin e vendit te dytë, duke marrë vlerësimet më të larta nga juria profesiniste nga e gjithë Europa për fuqinë transformuese, fokusin tek këmbësorët, qëndrueshmërinë dhe gjelbërimin.

Ajo që ra në sy ishte gara e fortë dhe rezultati tejet i ngushtë i votimit, 4-3 në fazën finale, mes sheshit “Skënderbej” në Tiranë dhe projektit fitues të studios së famshme franceze “Lacaton- Vasal”, e cila konkuronte me një projekt godinash banimi dhe shërbimi në Bordo të Francës.

Ishte nënkryetari Arbjan Mazniku ai që mori çmimin në emër të Bashkisë së Tiranës në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku vlerësohet përsosmëria dhe inovacioni në fushën e arkitekturës.

7 komente në “Sheshi “Skënderbej” fiton çmimin e dytë nga BE për arkitekturën bashkëkohore më të mirë në Europë”

  1. Deep State Albanistan says:

    ahahahhahhahha, patjeter…ahahhahahhahaha

    LOL!

    1. Deep kit Vicidolistan says:

      Se mos dhjesesh ne uturak mer tyc Vicidoli nga zgerdheshja.

    2. ben says:

      Keta mire qe shpenzojne miliona euro per te bere nje karagjozllek qe kane bllokuar gjithe trafikun e tiranes.
      Po shpenzojne edhe ca miliona te tjera per te blere cmime si diplomat e ketyre deputeteve qe nuk kane mbaruar filloren.

  2. antonio says:

    Sheshi Skenderbej vetem per arkitekturen eshte SKANDALOZ ne te gjitha drejtimet!
    Eshte si cmimi i Ushqimit qe na dha dikur Organizata e Ushqimit!
    Reklame mashtruese!

  3. ervin qerimi says:

    Cdo gje e mer nje cmim qofte ky edhe per kotesiren e saj. Duhet te shpresojme per nje qender te vertete pa ferra dhe zhavorr. Fale ketij cmimi ne do te kemi shpejt nje qender te denje per nje kryeqytet europian

  4. shqiponja says:

    Kur komentojne dhe pallat e carit.Ti antonio duhet te jesh ndonje rryqo se ate kohe e mban mend mire.

  5. loku says:

    Sa te vije ne pushtet Eali maloku grope do ta beje…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje