Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se duke nisur nga dita e Mërkurë datë 8 Maj 2019 ora 08:00 në mëngjes deri në datë 17.07.2019, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si rehabilitimi i sistemit të ndriçimit në autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000 deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë.
Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi (Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve te zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.
Para nja tre vjetesh u be kjo autostrade e famshme duke prere asfaltin dhe duke bere nje mur betoni ne mes. Rast unikal te pritet asfalti. Ndricimi me shume.ka qene jashte funksionit.
Ca ben kompania qe e miremban …?
Korsia ndarese me beton eshte mbushur me shkurre dhe ferra. Shteti jep miliona euro dhe asgje nuk mirembahet
Me idiote ne planifikim nuk behet. Mire qe eshte shkaterruar unaza e re dhe eshte ngushtuar aq sa te duhet te pakten 30min per te arritur tek Shqiponja, tani ne fillim te sezonit turistik e bejne edhe autostraden me 1 korsi. O e bejne kastile qe te torturojne sa me shume njerezit, o nuk shpjegohet ndryshe te jene kaq te pa-afte ne planifikim!
Bravo fismidhjet e mutit. Gjithmone i lini punimet ne fillim te sezonit turistik.
Po si nuk u bete njehere njerez mor aman.
Prape me korent? Pse nuk i beni me energji diellore….