Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane: Ja si mund ta mësoni nëse keni fituar

7 Maj 2019, 18:28Sociale TEMA

Prej orës 18:00, kanë dalë përgjigjiet për fituesit e “Lotarisë Amerikane”.

Të gjithë ata që kanë aplikuar duhet të klikojnë në këtë faqe për të mësuar nëse janë përzgjedhur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në faqen zyrtare të E-DV-së.

Ambasada amerikane u bën të gjithë personave që kanë aplikuar që të kontrollojnë rregullisht emailin për njoftimet e mëtejshme.

Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh“, shkruante ambasada amerikane më herët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje