Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka viziton dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni, major Klodian Tanushi dhe rreshterin Julian Kapaj.
“Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka viziton dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni.
Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL.
Gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar.
Efektivi i FA ndodhet nën mbikqyrjen intensive të mjekëve.
Ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni
Gjendja shëndetësore e Reshter Kapajt është shumë e mirë
Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.
Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9.
Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion ushtarak.
Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë
Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dergohet prane familjes se saj”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
opo te lumte te ka ardh zogu ne dore ,bej udhetime ne gjithe boten se ministri koti eshte ajo e jotja