Mynyr Koni (të cilin Meta s'pranoi ta shkarkonte) me pasuri “sheikësh”, zotëron 5 apartamente, dyqane, llogari bankare dhe toka

8 Maj 2019, 09:24Sociale TEMA

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili ishte në prag shkarkimi, zotëron një pasuri marramendëse.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini rreth një muaj më parë e pezulloi atë nga detyra dhe kërkoi shkarkimin për shkak të shkeljeve dhe abuzimeve të konstatuara gjatë një auditimi të kryer në UT.

Ai njihet si rektori me një numër të pafundmë skandalesh në krye të Universitetit të Tiranës, por mund të identifikohet edhe si rektori me pasuri “sheikësh”.

Sipas të dhënave të publikuara tek Open Data, pasuria e Konit duket sikur nuk ka fund. Në emër të tij janë deklaruar pesë apartamente, ndërsa shumat e harxhuara për to janë me shumë zero mbrapa.

Tre apartamente rektori i ka në Tiranë. Për një prej tyre ai ka harxhuar 72 mijë euro, për tjetrin 74 mijë euro, ndërsa për të tretin 1 milion e 500 mijë lekë të rinj.

Një tjetër shtëpi banimi është blerë në Lundër për 160 mijë euro, ndërsa Koni është pronar edhe i një ndërtese në Maminas të Shijakut.

Përveç apartamenteve, Mynyr Koni zotëron edhe mijëra metra tokë.

Më konkretisht, Koni është pronar i një toke arë me sipërfaqe 2650 metër katrorë në Maminas të Shijakut.

Po në Maminas, Koni është pronar edhe i një toke me pemë plus truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 350 metër katrorë nga të cilat 150 metër katrorë truall dhe 60 metër katrorë ndërtesë.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Mynyr Konit, Edlira Koni është pronare me 100 % e një dyqani me sipërfaqe 45 metër katrorë të blerë për 45 mijë euro.

Bashkëshortja e rektorit zotëron edhe një farmaci.

Një detaj mjaft interesant nga gjithë pasuria e Mynyr Konit e deklaruar janë padyshim llogaritë bankare në emër të rektorit, bashkëshortes së tij apo edhe fëmijëve të tij.

Në total, Koni dhe familjarët e tij zotërojnë dhjetë llogari bankare.

Në to ai ka depozituar miliona lekë dhe euro: Gjendja e llogarisë bankare në një bakë të nivelit të dytë, të ardhura nga pagat, 54.392 lekë;

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga pagat, 670.975 lekë;

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga pagat, 4.801 lekë;

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, 34.679 lekë;

Djali, Aldo Koni, llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga bursa e studentit;

Gjendja e llogarisë bankare të djalit në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga bursa e studentit 17.800 lekë;

Vajza, Irisa Koni, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga kursimet familjare, 6.0033 euro;

Vajza, Irisa Koni, gjendja e llogarisë në Banca Populare di Sondrio, Milano, Itali, të ardhura burse nga Universiteti Politeknik, Milano, 3.577.86 euro.

Nga ana tjetër, Mynyr Koni është pronar edhe i një makine tip “Benz A Class” prodhim i vitit 2000, blerë në vitin 2008 me të ardhura nga pagat për 350 mijë lekë të rinj.

Një tjetër fakt që bie në sy është se Mynyr Koni ka zaptuar të gjitha universitetet.

Ai punon si pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin e Mjekësisë, si pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, si pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe si dekan.

16 komente në “Mynyr Koni (të cilin Meta s’pranoi ta shkarkonte) me pasuri “sheikësh”, zotëron 5 apartamente, dyqane, llogari bankare dhe toka”

  1. deshira says:

    Poshte presidenti, rrofte presidenti qe perfaqeson uniqirjen.

  2. Mondi says:

    Po pra po ky SHEIKU i ka dhene titullin Monika Cizmes DOKTORRESHE , E si mund ta shkarkoje Ilir Meta kete Sharlatan.
    Ky eshte fatkeqsia e kombit se bashku me sharlatanet qe e mbeshtesin LIKKE FLORIRI dhe MONIKA DOKTORRESHE FALLXHORJA.

    1. Komentuesi says:

      Meta ,ky gjoja president,ka hallin e vete se neser do shkarkohet dhe do shkoi ne Reç te Shkodres bashke me ish bashkeshorten Monikçka.Pis president.Si nuk punoi njehere nga e mbara,por gjithmon nga bytha.

  3. Deep State AnalBanistan says:

    Mynyri nje viktime tjeter e politikave te Fatosit, Saliut, Metes dhe Edkarrapushit.

  4. anonim says:

    dhe ta kete mendjen ky tek studentet, hiqeni sa me pare kete monster te pangopur qe firmos ne 12 bordero,ky moralisht eshte shkarkuar para popullit shqiptar. presidenti e ka ulur shume vehten dje me emerimin e kesaj monstre sheikesh.,,,,

  5. Gani says:

    Nuk degjon asnje student apo mender “profesor ” te beje ndonje koment. Mbas prokuroreve dhe gjykatesve, keta muter jane me te korruptuarit…

  6. Lani says:

    Mund edhe t‘i kete teasheguar!
    Me rrogen si pedagog dihet qe nuk mund te besh ate pasuri!

  7. Zigur Qarri says:

    Eshte krim te jeshe i pasur?!Edvin D’Rama ka vjedhur miliarada,eshte perdorues droge,ju kapeni me Mynyr Konin!Nese do te
    kishte vetem 10% intelektuale si Mynyr Koni ne Shqiperi,punet do te shkonin ne rregull,por ja qe ne mode jan drogaxhinjt dhe
    skizofreneti!Edi Rama: Ilir Meta Presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”.Por per çudi,ky”njeri”qe e
    vleresoi me superlativa Presidentin Meta,nuk akcepton vendimet e tij,vendimet e Presidences,qe konstatoi,se per rastin ne fjale
    ka shkelje ligjore.Presidenti Meta e cilësoi kërkesën e Ministres Shahini antikushtetuese,”Bazuar në nenin 57 të Kushtetutës,
    sipas të cilit “autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”.Por,per banden e
    “rilindjes” dhe drogaxhiun pevers D’Rama,ligjet kan vleren e letre higjenike,Partia dhe drogaxhiu jan ato qe vendosin per gjitjshka.
    Rasti i shkarkimit te Rektorit Mynyr Koni eshte nje shkelje flagrante e rregullave te Demokracise.Kur shikon se shumica e militanteve
    aprovojn kesisoj akte antiligjore,tregon qarte,se Shqiperia nuk eshte pergatitur per ne BE.O jashtqitje te kombit,Edvin D’Rama
    u bashkua me kriminelin Emiljano Shullazi,vetem per te ndaluar Z.Mynyr Koni te mos kandidonte,dhe ju akoma i mbani anen!
    Banda e “rilindjes” i bëri presion Mynyr Konit,me ane te Emiliano Shullazit,per tu terhequr nga kandidatimi Rektorit,sepse frikoheshin
    se humbet e zgjedhura e tyre,Klodeta Dibra.Ishte denoncimi i opozites per kete skandal te mirepergatitur nga kryezagari i “rilindjes”,
    drogaxhiu Edvin D’Rama,qe deytyroi Z.Mynyr Koni te terhiqet perkohesisht.Zgjedhja e Rektorit ne Universitetin e Tiranes,ku tensionet
    ishin te medha,pati nje pjesmarrje te larte ne votim,98%!!!Mynyr Koni fiton 460 vota,ndersa militantja e PS-s Klodeta Dibra,mori 242
    vota.Nje fitore e dukshme,qe nuk pertypej dot nga halabaku drogaxhi Edvin D’Rama,qe nuk la mjet pa perdorur per ta denigruar dhe
    perbaltur Rektorin Mynyr Koni,i zgjedhur ne menyre Demokratike,vetem se ja ka thene ne sy,se fajtor per gjendjen e Universiteteve
    eshte Ministria e Arsimit dhe Kryeministri D’Rame drogaxhiu.Dhe gjuetia e shtrigave vazhdon me zagaren Besa Shahini,qe natyrisht
    eshte ndersyer nga drogaxhiu D’Rama,qe ka akoma kurajon te flasi per vlerat e Demokracise Perendimore!Drogaxhiut,hajdutit,
    delirantit delinkuent,qe ka asfiksuar Shtetin shqiptare,duke shperdoruar ne menyren me flagrante pushttetin per te lare hesape me
    ata qe nuk i shkojn pas fijes,po i vjen fundi.Sa per dijeni,”…. janë rreth 600 vajza të reja, të cilat janë punësuar në Kryeministri dhe nuk
    dihet se çfarë pune bëjnë. Dikur kjo strukturë nuk kishte më shumë se 50 vetë,…”!Kolumbia e Europes,Qeveri bordello,udhehequr
    nga nje perdorues droge!Rrofte Partia

  8. anonim says:

    Monika cizmja doktoreshe horoskopike me diplome plagiature kur i u dha rasti te lexonte dikur ( ndjese paste kur ishte deputete ne parlament) nje numer me 6 shifra nuk dinte ta lexonte dhe e perserit 4 here dhe perseri e tha gabim , tani jemi bindur pse ka mare rreth vehtes sharebajga pa arsim te larte si Kejdi dhembcakallja , qe ti kete poshte vehtes,,,,

  9. Kuq e zi says:

    Pesonalisht nuk ma ndjen fare per mynyrin por e perseris qeveria po rendon borxhin publik me kete lufte politike
    Sa e demshperbleu shteti pallatin e vjerrit te bashes ? 15 milion € ne mos gaboj
    Sa u shperblye fullani? Nuk me kujtohet
    Sa te tjera raste si keta?
    Keta vendime te kryeministrit hiq kete e ve ate ngjajne me sjelljet e princave saudit kundrejt parase por ne rastin tone paguan populli
    Pse nuk ben qeveria nje ligj qe per shkarkime politike pra te padrejta, shperblimet do vijne nga arka e partise qe e shkarkon?
    Ashtu si beri me ligjin mbrenda nates qe kush bllokon rruget denohet 10 vjet te shohim sa do e denojne djalin e fahriut apo e kane bere vetem per barkthatet ligjin?

  10. Emin says:

    Toka,trualli e shtepija jane te trasheguara te gjitha nga I ati.Pra nuk I ka blere.Sipas jush duhet ti crregjistroje .Duke e akuzuar per kete prone qe eshte absolutisht e trasheguar ,nuk jeni te besueshem edhe per akuzat e tjera.E megjithate nuk e kuptoj ku qenka kjo pasuri marramendese.Keni ngaterruar adrese,se sheiket e vertete nuk guxoni to permendni e i jeni qepur nje profesori te afte.

  11. alfa says:

    Zigur Qarri, alias Mynyr Koni. Mynyr Koni eshte skandal nga cdo pikpamje. Provincial, pedagog medioker, hakmarres, grabites. TUrp qe te jete ai ne mesimdhenie. Eshte i korruptuar deri ne gryke. Shko ne Fak Shkencave dhe pyet per te , por individualisht. Ska nje nejeri nuk flet mire per te.

    1. Andrea says:

      Ore shikoni pasurine qe kane bere idh rekyoret Dhoti Kule dhe Jorgaq Kacani dhe do yju bjere te fiket. Hajdute me msune, pasuri pa fund. Ndaj thirrje gjithe skifterave te Lacit dhe Mamurrasit tu mesyjne shtepive te ketyre hijenave. Hyxhymmmmmm

  12. Emin says:

    Jam nga Maminasi, si une e gjithe banoret e tjere revoltohemi kur lexojme keto akuza krejtesisht te paverteta ndaj rekrorit M.Koni te pakten per pasurite qe ka ne Maminas.Ato jane teresisht te trasheguara nga I ati I tij me lignin 7501.Shoqja eshte farmaciste,por ate e ka me qera.Ta gjitha keto jane totalisht te sakte e ato qe shkruani jane nje mashtrim I madh per opinionin qe nuk e njeh.Pyetni e do te bindeni.Si rrjedhoje une e shume te tjere nuk besojme edhe per pjesen tjeter te pasurise qe paska edhe ne Tirane se mund te jete perforur e njejta llogjike.Profesori yne I nderuar eshte viktime e lojrave politike dhe atyre qe i ka prekur ne kallo e duan ti zene vendin.Ky eshte nga te paktat vendimet e drejte te Metes.Gazeten tema e vleresoj dhe e lexoj shume ,por ketu eshte nxituar dhe eshte madhtruar qellimisht.

  13. Muhamet says:

    Edhe une jam dakord me Eminin. Pasurite e profesor Konit qe ka ne Maminas jane te trasheguara.

  14. zoga e vodices says:

    O Emin koqja qe na del ne mbrojtje te bashkefshatarit tend dukeja justifikuar pasurit ne fshatin tend po per ato 12 rrogat qe merr nuk po na thua gje mere ne telefon dhe mund ta pyesesh se nga i njejti fshat jeni dhe besoj se do te sqaroj dhe per keto qe nuk i di apo je vete mynyri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje