Opozita është kthyer në zakonin e vjetër të kërkimit të pushtetit: O me dhunë, o me lypje

10 Maj 2019, 11:49Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Po u kthye njeriu, aq më tepër politikani, në mi, domethënë të bëjë të njëjtën rrugë të mbyllur, atëherë na mori lumi.

Ai shkon e vjen, sa herë të duash brenda ditës, por në të njëjtën rrugë; ndoshta nga copa e djathit- në fole. Këtë jetë ka edhe njeriu po të kthehet në ‘mi’, ose në një rrugë si në një epokë- në epokën tjetër…

Po na shfaqen parasysh sjelljet instinktive të ‘rrugës së miut’, jo veç te disa njerëz që ‘nuk ke çfarë u kërkon’, por te burrat e shtetit.

Shtetarë në rrugën e mbyllur:

1.Opozita është kthyer në zakonin e vjetër të kërkimit të pushtetit: o me dhunë, o me lypje. Opozita (PD-lSI) ka dalë nga sistemi kushtetues me qëllim që të arrijë të paktën në ‘një copë djathi’, d.m.th. te pushteti patjetër. Njëra rrugë është kthimi në celulë dhune për të marrë pushtetin ‘me zjarr e me hekur’; gjë që e ka praktikuar dy a tre herë më parë. Rruga e dytë është dalja nga sistemi, me qëllim që të bëjë rolin e ‘viktimës’. Tani po ndez zjarre, dhunon njerëz dhe zgjon perëndimorë me qëllim që ta dëgjojë maxhoranca. Kur e dëgjon qeveria, do të thotë se ‘do t’i japë pak pushtet në tavolinë’. Kjo ka ndodhur në maj 2017 dhe opozitës nuk i doli keq. Të paktën mori pak ‘ushqim’ më shumë se sa meritonte. Ky është sindromi i zonjës Makbeth: ‘Për të shlyer papastërtinë morale, ruan pastërti ekstreme fizike – edhe derën e hap me doreza’ në duar…

2.Zyrtarë të lartë të mazhorancës janë kthyer në epokën e miut që ‘nuk gjen më ushqim’ në vendin e caktuar… Zyrtarë që sapo largohen nga posti, ministra, zëvendës-ministra, deputetë, sapo janë larguar kanë ngritur zërin se ‘aty pashë ferrin’. Reporterët dhe opozitarët sulen te vendi i ‘krimit’ sikur ‘kanë zbuluar ‘misterin e fundit’. Në fakt ky është kthim aty ku sapo kishin qenë. Zyrtarë mercenarë janë përsëritur në të gjithë kohët, madje edhe në diktaturë, kur anëtarë të politbyrosë u mbyllën në burgje por u shpallën ‘heronj të lirisë’. Mazhoranca ka fiksim përdorimin e pushtetit për korrupsion, ashtu sikurse edhe opozita- ardhjen në pushtet, po për korrupsion. E shëmtuar, por si rruga e mbyllur e miut, për copën e djathit…. Nuk përfillen njerëz mendjendritur dhe vizionarë.

3.Kryeministri shqiptar i Kosovës, Haradinaj di vetëm rrugën e mbyllur ‘Serbi- Serbi!’. As edhe rrugën pak më të gjatë Kosovë-Serbi nuk e pranon; aq më pak rrugën e hapësirave të qytetërimit perëndimor. Meqë një herë tha se ‘taksën për Serbinë nuk e heq’, ka ngecur këtu, pavarësisht se dëmtohen interesat e Kosovës. Betimi se ‘nuk e ha bukën e serbit’, e bën një ‘burrë bese’, por jo burrë shteti. Rruga i është mbyllur që para viteve ’99, kur edhe qiellin e pengonte Serbia. Shumë pacientë të Frojdit mbajnë mend vetëm përpjekjet e tyre për të dëbuar kujtimet e ankthshme… Për dritë-shkurtrit, po të mos kishte Serbi, nuk do të kishte as Kosovë…, po të mos kishte ‘dushmanë’ nuk do të kishte as shqiptarë…Tani është epokë tjetër; duket hapur rrugë dhe zhvilluar kombi.

4.Media është kthyer në dhomën e mbyllur: lajme të rreme, kultura zero, kërcënime alias prokurorësh dhe tentativë për të kontrolluar pushtetet e tjerë. Në fakt këtë pozitë e ka shijuar media disa vite të shkuara, kur edhe listën e deputetëve dhe anëtarët e qeverisë, i caktonte dikush në një media a në dy. Ishte mësuar të përkëdhelej dhe të skllavërohej, njëkohësisht… Media po bën rrugën që ka mësuar dikur: po të mos e përkëdhelësh, nxin ekranet. Filozofi gjerman Shopenhauer thoshte për kategorinë se ‘skllavit, po i fërkove kokën, të zbuloi b…’.

5.Kriminelë, banditë, abuzues…, sapo shikojnë se politika nuk është mirë, dalin nga strofka për te ‘djathi’…, si miu. Sapo politika ra në ‘krizë’, u shtua numri i krimeve të rënda; sulmohen individët dhe banesat, shantazhohen vajzat dhe të dobëtit, aktivizohen rrugët e drogës, te dera e pallatit dikush pret që të kërkon xhepat… Është dobësuar forca e shtetit dhe është rritur guximi i ‘miut’. Pesëdhjetë banorë të paligjshëm të ‘Astirit’ po tundin vendin; opozita përkrah atë që bëri kur ishte në pushtet dhe i instaloi ata në tokën e botës. Fenomeni ‘miu’ kërkon më shumë: Kërkon që të mos kryhen investimet e mëdha të shtetit, të mos ndërtohet rruga as teatri, as biblioteka, as universiteti; të mos qytetërohet qyteti dhe të mos modernizohet shteti…

Këtu është e tëra: Që kombi të vërtitet rreth vetes. Megjithatë kombi nuk mund të mbyllet në ‘rrugën e miut’.(afp)

25 komente në “Opozita është kthyer në zakonin e vjetër të kërkimit të pushtetit: O me dhunë, o me lypje”

  1. ce says:

    exelente, Frrok je burre shteti, nuk ka gazetar si ty, ti je per president Republike,,,,,

  2. Konti i Monte Krrabes says:

    Drejt e ke, miu kerkon djathe, me mire do ishte: po shkove pas brumbullit ne mut do perfundosh

  3. Gjethi says:

    Me nje fjale,opozita e sali vuk rrumpalles kerkon te bej Shqiperine psh. Sic e beri Tiranen nga periferia e deri ne qender nje hale te madhe(sic eshte vet) kush e mban mend qendren e Tiranes me kioska llamarine ku ne cdo qoshe shihje kokepalare duke u shurrosur?!

  4. Arber says:

    Po dhe macoku… ben rrugen e miut. Si I behet?

  5. Gerti says:

    Opozita është kthyer në zakonin e vjetër të kërkimit të pushtetit o me dhunë o me dhunë.

  6. Gertip says:

    Opozita është kthyer në zakonin e vjetër të kërkimit të pushtetit o me dhunë o me dhunë.

  7. Askush says:

    Për herë të parë, jam plotësisht dakord me ju.

  8. ideali says:

    Frrok… Emri yt te kujton nje gjemboc qe te shpon ngado ta rrotullosh. Tere keto vite ty te therrasin ne aksion sa here qe kane nevoje, si e majta si e djathta (te dyja jane njelloj) Natyrisht te paguajne si burre pa shtylle kurrizore qe je. E nise me gjelin e Haxhi Lleshit te RD. Te kujtohet? Fshati digjej ti kriheshe ne ate kohe. Tani si do ta mbyllesh. O pleh i tranzicionit shqiptar, pa moral, pa dinjitet, kanakar i tryezes se Ramiz Alise. Mjaft o burre! Nuk u ngopet me thela nga kjo Shqiperi e gjore. E shvatet, more… Ju vrafte Zoti!

    1. Komentuesi says:

      Bravo zoti Frrok.E ke thare kete shkrim.Kujdes se do te vras Saliu si Sokol Olldashin.

    2. Tani says:

      Ti ideal??? Kurve lagjeje thuaj qe kur nuk ke arguments I turresh individit.Nuk na the cfare mendimi ke per rrugen e miut.Nese ke.Apo ke mbetur pa djathe o pallosh.

  9. Niku says:

    Rrespekte FRROK ÇUPI nje artikull i mrekullushem dhe shum i goditur , njerzit e qyteteruar qe kan pak kultur duhet te levizin nga vendi , mos rrin sehirxhinj por te pakten te thon nje te vertet te goditur ne te mir te fmive tan dhe per hir te ardhmes se kti vendi , mjaft PS PDe LSI na jan shpifur , ka tridhjet vjet riciklohen te njejtet maskarenj , ortak me njeri tjetrin qe kush vjen ne pushtet mbron vjedhjet e krimet e atyre qe e lan pushtetin , kto kan ber kto 30 vjet te maskarallikut , duhet te ndergjegjsohen njerzit , se dhe ata qe flinin me ariun deri ne 90ten tashme jan ber pak njerez se kan kaluar 30 vjet , tashme nje person qe ka qen nje her deputet apo minister apo kryetar bashkie dhe ka deshtuar nuk duhet ta votojn me njerzit pra qytetaret , te vij te prezantohet nje person i pa provuar , te votohen 2 her vetem ata qe kan ber punen shkelqyshem dhe e kan justifikuar voten , te tjeret nuk duhet te votohen te shporren , pra duhet te behen bashk votusit e majt e te djatht , per te miren e tyre dhe ne xhdo kra kush esht votuar nje her dhe esht negativ me vese dhe huqe te shporret mos votohet nga te ter , vetem keshtu do bejm prokopi ,,gazetarve dhe tv ve duhet ti vihet kufiri tek thana , mos lihen te tallin menderen ca plera pa moral me te ter SHQIPTARET , te ket ligj dhe kod sjellje , kush luan me dinjitetin komtar me heronjt e kombit dhe figurat qe kan kondribuar per lirin e vendit , kta persona te paraqiten para ligjit te denohen me burg , me dinjitetin komtar dhe historin nuk ka te drejt asnje rrugaç ordiner politikan analist a gazetar te tallet , vetem keshtu do bejm shtet , rrespekte FRRIK ÇUPI , intelektualet qe e duan atdheun duhet te zgjohen , mos presin ti hedhi dikush nje kock si atij qentit qe rri mas dere.

  10. Ann says:

    Ky eshte artikull. Ketu shoh dhe lexoj Frok Cupin e Vlores, 97 .Te lumt!

  11. Erla says:

    Frrok je brilant ne analize. I lexuar dhe me llogjike te ftohte. Une qe po ju komentoj lexoj dhe lexoj vertet por kete analize rralle me bie ta shoh e lexoj. Urime.

  12. BOHOTINA says:

    I mrekullueshem. I jashtezakonshem. Bravo e madhe.

  13. e verteta says:

    Bravo Frrok Cupi ke kthyer 180 grade,je bere me kemb ne toke.Kot me shuaj nje kersheri o Frrok.Si nuk e more dot naften ne Fier kur te paguan miqte serbe,kush ta dhjeu

    1. Me këmbë ne ajër says:

      Me bën pershtypje ky koment se ky tipi nuk hedh asgje posht nga keto qe shkruhen , por flet kuturu per diçka tjeter.
      Tipike e ketyre te PDse.

  14. DRINI says:

    PERFEKT SHOKU..

  15. Edi says:

    Frrok Cupa,
    Kjo kurve gazetareske.

  16. ????????????????⚖️⚖️ says:

    REFORMË NË DREJTËSI .
    PASTRIM I GJYQSORIT DHE POLITIKËS .
    NDËSHKIM KRIMIT POLITIK DHE JO POLITIK, NË TË DYJA
    ANËT (PUSHTET-OPOZITË).
    ZGJEDHJE TË LIRA, NDËSHKIM MAKSIMAL PËR ABUZUESIT
    ME VOTËN .
    ZBATIM TË LIGJEVE TË SHTETIT ,NË ÇDO ASPEKT .

  17. Emigranti says:

    Analize me shkencore se kjo e Frokut zor se gjen kollaj.A do te kuptojne shqiptaret qofte edhe 1 here te vetme se politikane hajna Jane nje moster dhe duhen qeruar nga faqja e dheut.Burgu eshte pak per ta.Degjojeni zerin e vetem te ketj njeru.Mos shkoni pas berihajt. Braktisini sa me pare keta mostra shushunje.

  18. NNP says:

    I neveritshem si kalemxhi JAGO.MAKBETH ,CUB MIRDITOR ORIGJINAL.

  19. Koba says:

    NNP Je Ti i Neveritshem.!!! Froku ka thene nje te vertete te madhe .Opozita Jashte-parlamentare eshte Vocerruar si Mi.Ka djegur veten dhe po Bezdis Miletin.Po kujt i prish pune Bllokimi i Rrugeve??? vetem Popullit te Thjeshte!!!.Sikter Keta Legena te Paskrupullt.

  20. FREEMAN says:

    Z. Frrok,
    Gjetje metaforike shume e sakte per te portretizuar kete opozite te dale mendsh, qe perdor qellimisht gjuhen e forces per te marre vemendje te pamerituar dhe pushtet ne tavoline. Ne fakt, keta po bejne edhe rrugen e miut edhe rolin e hienes. Mirepo, tashme publiku eshte i vetedijshem se, nje tufe huliganesh dhe dhunuesish, mund te demonstrojne forcen, por perseri tek vrima e miut do shkojne, edhe me te vetmuar dhe te izoluar do ta gjejne veten. Prandaj ,keta , kur trashin zerin, e bejne nga frika se nuk i degjon njeri, kur hiqen si vigane, s’maten dot as me nje lilipuin, kur protestojne per vjedhjen e votes, vjedhjen e saj e kane shnderruar ne sistem dhe e kane kolateral per te arritur tek pushteti. Opozita e rruges i ngjan sot nje qenieje te verber e te shurdhuar qe vuan nga sindroma marrjes se pushtetit me cdo mjet, por jo me vote. Ajo sintetizon ne syte e shqiptareve nje qasje regresive, me te njejtat fytyra diabolike, te dala boje, simbole te krimit dhe te se keqes kur kishin pushtet e, kesisoj, s’ka se si te ofroje shprese tek shqiptaret.
    Edhe nje here te pershendes z. Frrok per kete rol iluminues qe po luan me fjalen tende peshemadhe!

  21. Jimi says:

    Me then te drejten, asnjehere nuk te ka munguar mendja or Frrok, por me shum ke patur lekundje te karakterit. Uroj qe te mbetesh ai qe une deshiroj! Megjithate te pershendes per artikullin.

  22. Taulant Palla says:

    Po pse vetem Opozita, po dhe Pozita dy here zgjedhjet nen dhune i fitoje, 97 dhe 11, po vitet e komunizmit nuk ishin nje forme dhune?
    Po para komunizmit deri 1912-1944 i numeron dot sa votime me dhune jane kryer? Po Gjate pushtimit Otoman sa koka u jane hequr Shqiptareve per dhunen ne zgjedhje dhe perzgjedhje i numeron dot?

    Po pse nuk thua me mire qe Shqiptaret nuk dijne me bere zgjedhje kurre? kjo eshte e drejte dhe e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje