Protestuesit sulmojnë ekipin e Report TV pranë drejtorisë së policisë (më herët u sulmua operatori i ABC News dhe u thye kamera e TCH)

11 Maj 2019, 22:53Kronika TEMA
Protestuesit sulmojnë ekipin e Report TV pranë drejtorisë së

Protestuesit e opozitës kanë sulmuar grupin e xhirimit te Report TV pranë Drejtorisë së Policisë.

Ata kanë sulmuar operatorin e Report TV pranë drejtorisë së policisë dhe kanë tentuar të thyejnë kamerën e tij.

Ish-deputetët e opozitës Ervin Salianji dhe Erisa Xhixho kanë ndërhyrë duke parandaluar protestuesit.

Por kërcënimet e tyre nuk janë ndalur derisa ekipi i xhirimit është larguar nga zona.

Më herët u sulmua edhe operatori i ABC News duke penguar transmetimin për rreth gjysmë ore në këtë televizion.

Gjithashtu në fillim të protestës u thye dhe një kamera e televizionit Top Channel. (TemA)

3 komente në “Protestuesit sulmojnë ekipin e Report TV pranë drejtorisë së policisë (më herët u sulmua operatori i ABC News dhe u thye kamera e TCH)”

  1. ¬ says:

    Kanë frikë nga filmimet. Dhe në Paris, shumë janë arrestuar.

  2. shqip says:

    E mbani mend besoj para ca ditesh. Lyl-i i Zimit mblodhi mediat dhe u foli per “lirine e shtypit “. Ja ku i keni. Vetem shpellaret e Pedes mund te te vrasin, e njekohesisht te te qajne. A thua se ato maskat, qe ne fakt edhe pa maska e kane fytyren si maske, çdo gje e bejne vete, pa urdher. Instruktori eshte Flamuri pa shkop. Organizatori eshte ai Gazment Bardhi , ndersa ideatori eshte lideri shpirteror qe s’po i del shpirti nga marrazi, Sali kafsha.

  3. Shvejk says:

    Neser asnje nga mediat nuk do ankohet per dhunen. Por ama te gjitha hidhen si Shqiponja, kur Rama i quan kazan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje